Video/ Rita Ora feston Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ndan kujtime nga fëmijëria

17 Shkurt 2025, 10:00Lifestyle TEMA
Video/ Rita Ora feston Ditën e Pavarësisë së Kosovës,

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës përmes disa postimeve në Instagram.

“Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim,” ka shkruar ajo, duke shprehur krenarinë dhe dashurinë për Kosovën.

Përveç mesazhit, Rita ka shpërndarë edhe disa video emocionuese, ku shihet duke kërcyer me muzikë tradicionale shqiptare, si dhe momente nga fëmijëria e saj në Kosovë. Postimet e saj kanë ngjallur entuziazëm tek fansat, të cilët e vlerësojnë për lidhjen e saj të fortë me vendin e origjinës.

 

Lini një Përgjigje