Jack Nicholson është shfaqur pas dy vitesh larg syrit të publikun, në 50-vjetorin e “Saturday Night Live”.
Pavarësisht viteve që kanë kaluar, aktori dukej i pandryshuar në pamjen e tij.
Ai u ul pranë personaliteteve të njohura, si Will Ferrell, Robert De Niro, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, shkruajnë mediat e huaja.
Gjatë festës, kamera u fokusua shkurtimisht te Jack Nicholson, përpara se ai të performonte një numër muzikor nga Adam Sandler.
Ishte ky i fundit i cili i kërkoi publikut një duartrokitje të ngrohtë për aktorin.
“Një duartrokitje për Jackin, zemër,” brohoriti ai.
Dalja e mëparshme publike e aktorit 86-vjeçar ishte dy vjet më parë, në maj 2023, kur ai ndoqi një lojë të Lakers kundër Denver Nuggets në Los Angeles, i shoqëruar nga djali i tij, Ray Nicholson.
Edhe pse është tërhequr nga aktrimi pas pjesëmarrjes në filmin “Si e dije” në vitin 2010, së fundmi vajza e tij ka publikuar një foto të tij, duke i kujtuar publikut prezencën e tij. Megjithatë, në janar 2023, miqtë shprehën shqetësime për stilin e tij të vetmuar të jetesës, duke thënë se ai kishte jetuar i izoluar vitet e fundit, si një “eremit”.

???kur do mësoheni që nuuk jeni tu bo muhabet në një kafene katuni e të thoni" ja si duket aktori legjendar Jack Nicholson "??mjafton të shkruani,thjeshtë dhe kuptimshëm"Jack Nicholson shfaqet në publik pas dy vitesh"dhe kaq mjafton për të tërhequr kureshtarin!! "ja"përdoret në një formë shumë të trashë bisedimi!një nivel mesatar me ngritje bisede a shkrimi,e mënjanon përdorimin e "ja"!sidomos në rastet të tilla si e keni përdorur ju!!