Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare

16 Maj 2025, 15:00Lifestyle TEMA
Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së

Një influencuese e re meksikane e mediave sociale, e njohur për videot e saj rreth bukurisë dhe grimit, u qëllua për vdekje me armë zjarri gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të TikTok, në një incident që tronditi vendin e përballur me nivele të larta të dhunës me bazë gjinore.

Vdekja e Valeria Márquez, 23 vjeçe, po hetohet si një femicid – vrasja e një gruaje apo vajze për arsye gjinore – deklaroi prokurori i rajonit të Jaliscos.

Sipas autoriteteve meksikane, femicidi mund të përfshijë dhunë degraduese, abuzim seksual, një marrëdhënie me vrasësin ose ekspozimin e trupit të viktimës në një hapësirë ​​publike. Márquez u vra të martën në sallonin e bukurisë ku ajo punonte në qytetin e Zapopan nga një burrë që hyri brenda dhe e qëlloi. Zyra e prokurorit nuk përmendi një të dyshuar.

Pak sekonda para incidentit, Márquez u pa në transmetimin e saj të drejtpërdrejtë në TikTok e ulur në një tavolinë duke shtrënguar në krahë një lodër pellushi. Vajza dëgjohet duke thënë: “Ata po vijnë”, përpara se një zë në sfond e pyet: “Hej, Vale?”. “Po” i përgjigjet ajo, dhe në atë moment, qëllohet në gjoks e në kokë.


Márquez, e cila kishte afro 200,000 ndjekës në Instagram dhe TikTok, kishte thënë më herët në transmetimin e drejtpërdrejtë se dikush kishte shkuar në sallon kur ajo nuk ishte atje me një “dhuratë të shtrenjtë” për t’i ofruar. 23 vjeçarja, e cila dukej e shqetësuar, tha se nuk po planifikonte të priste që personi të kthehej.

4 Komente

  1. K
    Kalec

    ..ja nje lajm nga Diaspora, por jo per votat e diaspores.....lol = Diaspora?..dhe votat?!!!

    Përgjigjjuni
    1. g
      golf of amerika

      bythezinjte meksikane nuk durojne dot qe meksika te kete nje femer te bardhe e te bukur si kjo

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vivasfriend

        TIK TOK! Per cilin duhet?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dhimitrulla

          per budallenjte qe kjo bote ka me shumice

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje