
Një ndër momentet më të pakëndshme dhe prekëse për Fifin do jetë nata kur humbi ndjenjat muaj më parë teksa ndodhej në ‘Big Brother VIP’.
Shumë është folur në rrjet për këtë, komente të shumta negative janë drejtuar në drejtim të artistes, disa deklarata janë bërë nga vetë ajo, dhe sërish ky moment duket se thjesht nuk mund të fshihet nga kujtesa e njerëzve.
Madje në një koncert të fundit të Fifit ka ndodhur një situatë shumë e shëmtuar, pasi dikush i ka imituar humbjen e ndjenjave teksa ajo po performonte. E prekur Fifi ka ndaluar performancën dhe ka deklaruar se ajo skenë nuk ka qenë e qëllimshme apo e stisur.
“Nuk jam rrëzuar sepse kam dashur. Po të kisha dashur të rrëzohesha për show kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për show dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty”- i tha ajo fansit e më pas nisi të performonte ‘O lulija jonë me limona’.
Lini një Përgjigje