Një ceremoni e pazakontë dhe tejet emocionuese u zhvillua në Gaza, ku rreth 1 mijë fëmijë jetimë arritën të diplomohen, pavarësisht realitetit të hidhur që i rrethon. Shumica prej tyre kanë humbur prindërit gjatë luftimeve dhe nuk patën askënd që t’i shoqëronte në këtë ditë të madhe.
Ceremonia u organizua në Fshatin e Jetimëve al-Wafaa, në Khan Younis, në kushte të improvizuara dhe mes godinave të shkatërruara nga bombardimet. Pamjet e fëmijëve që shpërthyen në lot gjatë marrjes së diplomës kanë bërë xhiron e botës, duke prekur zemrat e miliona njerëzve.
Sipas organizatave ndërkombëtare, situata e arsimit në Gaza është dramatike. UNICEF raporton se mbi 95% e shkollave janë dëmtuar ose shkatërruar, shumë prej tyre të shndërruara në strehimore për të zhvendosurit. Kjo e bën të vështirë ndjekjen e mësimit për fëmijët, të cilët tashmë përballen me traumën e humbjes dhe me mungesën e të ardhmes së sigurt.
Pavarësisht kësaj, ceremonia e thjeshtë, me këngë, recitime dhe diploma të shpërndara, u bë një simbol i shpresës dhe qëndresës. Për fëmijët që kanë humbur gjithçka, kjo ditë ishte një dëshmi se ëndrrat dhe dëshira për dije nuk mund të shuhen as nga lufta.
Yesterday, over 1,000 orphans at the Al-Wafa Orphan Village in Gaza graduated from school. The children wept, as no parents were there to share the moment—their parents had been killed by the Israeli army. pic.twitter.com/IOzKkSU9M8
— Ihab Hassan (@IhabHassane) August 19, 2025
Po të me degjoni mua dergojini te studiojne te tek zysh Edit Xhajana dhe do shikoni se si do ti rrjepë , sa dhe breket do tu marre! Te presin kohe lufte edhe!?