
Jennifer Lopez po akuzohet se është treguar e pasjellshme, e vrazhdë dhe shpërfillëse ndaj një gazetareje në Met Gala, ku ajo shërbeu si një nga bashkëkryesueset e eventit vjetor të modës.
Të mërkurën, reporterja e ‘USA Today’ Anika Reed ndau një video të TikTok të 54-vjeçares duke i dhënë asaj një përgjigje shumë të prerë ndërsa në portret sipas gazetares diva shfaqi një ndjenjë bezdisje ndaj pyetjes së saj, ‘Kush të ka veshur sonte?’
“Schiaparelli”, u përgjigj ajo teksa ecte në shkallët e famshme të Met Gala, ku po i bërtisnin më shumë se 20 gazetarë në të dy anët e tapetit.
Përdoruesit e mediave sociale nuk hezituan ta quanin Lopez se sjellja e saj me gazetaren ishte sikur të ishte ‘fshatare’.
“Shikimi nga lart poshtë lart është çmenduri”, shkroi një përdorues i TikTok nën video.
“Dashamirësia e saj rrezaton përmes ekranit. Po vdes”, tha një i tretë me shaka.
“Kjo është Jenny jonë e përulur nga ‘From the block’”, tha një tjetër, duke ju referuar këngëns hitit të vitit 2002, në të cilën ajo këndon se si nuk do t’i harrojë kurrë rrënjët e saj, pavarësisht famës dhe pasurisë së saj.
Megjithatë përgjigja shkurt e Lopez ndaj gazetares, mund të jetë ndikuar edhe nga përqendrimi i saj në përpjekjen për t’u ngjitur shkallëve me fustanin e saj, për të cilin u deshën më shumë se 2.5 milionë rruaza me fletë argjendi dhe 800 orë qëndisje me dorë për ta bërë.
@heyyyitsanika #metgala co-chair (and my birthday twin) @JLO briefly told me about her look for the night: Schiaparelli. #metgalaredcarpet #metgal2024 #jlo #jenniferlopez #redcarpet #schiaparelli ♬ original sound - Anika Reed
Ore cfare keni me fshataret ju analfabetet e Temes? Fshataret kur te shohin ne rruge fshati te pershendesin edhe kur s’te njohin.
Ska vlere eventi pa albanistanaset..p.sh Bleona Qerreti e Gaz Bardhi
Femer me fytyre katrore pa pike beli. Thjesht ben stervitje. Eshte edhe propotente.
Po pse tani e moret vesh qe Lopez eshte fshatare, por fshatare nga Kolumbia e shkerdhyer para mbrapa e me gojore.
Mua m'u duk normale si pergjigje. Nuk ishte ne interviste dhe i erdhi papritur. Njeriu sot, sidomos ai publik, duhet te jete 200% i kujdesshem cfare flet, si ben mimiken, apo gjestet trupore, sepse eshte ne lupen e kritikes ne cdo moment. Asnjehere s'duhet te kete halle dhe probleme personale, duhet te jete fol e qesh kur del para kamerave. Qahemi per Shqiperine, por shqiptaret jane 100 here me te mirekuptueshem dhe easygoing se amerikanet