VIDEO/ Gafa e Rita Orës shkakton të qeshura në studio

13 Gusht 2022, 17:57Lifestyle TEMA

VIDEO/ Gafa e Rita Orës shkakton të qeshura në studio

Rita Ora u paraqit në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “The Big Breakfast” në Channel 4 të Mbretërisë së Bashkuar të shtunën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ndodhej në ShBA kur hyri në një video-lidhje direkte me prezantuesit e emisionit të mëngjesit, Mo Gilligan dhe AJ Odudu. Gjatë intervistës së saj pati një konfuzion, kur Rita u hutua nga diçka në tasin e saj me fruta.

Duke marrë një frut në dorë dhe duke e mbajtur pranë kamerës, Rita tha: “Shikoni këtë mollë të pluhurosur! A mund ta shikoni?”.

“Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e rrudhur”, spekuloi interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down”.

“Është?!”, tha ajo. “A e dini çfarë, është ora 3 e mëngjesit djema, më jepni një pushim”, tha këngëtarja shqiptare e cila po paraqitej në emisionin e mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar, por që ishte ora 3 e mëngjesit në Los Angeles – aty ku edhe nga ajo u fut në video-lidhje.

Është e panevojshme të thuhet se momenti gazmor nuk kaloi pa u vënë re në internet dhe tashmë janë krijuar ‘meme’ të shumta nga kjo në Twitter.

 

3 Komente

  1. H
    Huana

    kuku per ju qe perktheni, pjeshken e perktheni dardhe...pika ju

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Nuk e di pse i beni kaq jehone kesaj Rita ores ducin perjashta gjithe diten dhe cfare niveli intelektual ka kjo une nuk e di por me duket nje femer krejtesisht e rendomte, nuk e ka te lare me flori bre burra, njelloj si te tjerat e ka vetem se ka provuar dhe mostra zezaku me shume.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdhni se liroheni.

        Ne fakt eshte pjeshke/... po kur tallin bythen edhe jevgjit vari karet kesaj pune.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje