
Një dokumentar i ri pretendon se Nënë Tereza kishte një anë shumë të errët. Dokumentari me tre pjesë në Sky i titulluar “Nënë Tereza: Për dashurinë e Zotit”, pretendon se fituesja e çmimit Nobel për Paqen nuk ishte siç dukej.
Më poshtë mund ta shikoni trailerin:
Në vitet e saj të hershme, Nënë Tereza, një murgeshë katolike romake me origjinë shqiptaro-indiane, shkoi në një mision për të ndihmuar ata që ishin prekur rëndë nga uria e Bengalit e vitit 1943, raporton Daily Mail.
"Unë do të largohesha nga manastiri dhe të ndihmoja të varfërit," shkroi ajo më vonë. "Ishte një urdhër. Të dështoja do të ishte thyerje e besimit."
Pasi u transferua në Kalkuta, ajo mori lejen nga kisha për të krijuar Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik romak. Kongregacioni drejtonte kuzhina, klinika të lëvizshme, programe këshillimi për fëmijë dhe familje dhe në fund filloi hapjen e jetimoreve dhe shkollave.
Pasi një dokumentar i BBC-së i vitit 1969 për punën e saj u shfaq në botë, Nënë Tereza u bë menjëherë një personazh i famshëm. Pavarësisht se u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979, ajo kishte ende kritikët e saj.
Qëndrimi i saj ndaj skandalit të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë ishte i diskutueshëm pasi Donald McGuire u dyshua për abuzim. Ajo u shkroi një letër autoriteteve duke theksuar 'besimin e saj tek ai. Kjo i lejoi McGuire të abuzonte me qindra djem për një dekadë tjetër, përpara se të largohej përfundimisht. Gjithashtu, në kulmin e saj, organizata e saj po merrte miliona dollarë donacione, megjithatë, shumica e tyre shkonin për bankën e Vatikanit.
Mjeku britanik Jack Preger punoi me bamirësinë e saj dhe u trondit nga ajo që pa.
"Murgeshat nuk po jepnin kujdesin e duhur," thotë ai në dokumentar. "Gjilpërat përdoreshin vazhdimisht të pasterilizuara. Një gruaje me djegie iu refuzuan ilaçet kundër dhimbjeve - unë i futa disa kontrabandë për të. Ata kishin para për të drejtuar një spital të mirë për njerëzit e varfër, por nuk e bënë kurrë. Ata thanë, 'Ne do të lutemi për zbutjen e dhimbjes' pa ofruar trajtim."
Mary Johnson, e cila punoi me Nënë Terezën për 20 vjet, thotë në program:
“Spiritualiteti i saj ishte i lidhur me Jezusin në kryq. Ai dha jetën e tij në dhimbje dhe ajo besonte se të japësh nga vetja me vuajtje ishte vlera më e madhe. Ideja ishte se vuajtja e shpengonte botën."
Në dokumentar thuhet gjithashtu se vuajtja ishte një pjesë integrale e punës së saj dhe murgeshat udhëzoheshin të rrihnin veten dhe të mbanin zinxhirë teli me thumba.
E gjetet dhe ju "anen e erret"..Duhet patjeter qe te njolloset...
Ky dokumentar nuk pretendon. Ky dokumentar ka fakte reale se si keqperdoret besimi i njerezve.
Ne qofte se vertet eshte k÷shtu zhdukeni portretin e saj.
Histori te vjetra por qe shqiptaret mbase po.i zbulojne tani. Ka qe ne vitet 1992-1995 qe nje gazetar anglo amerikan, sulmonte murgeshen, qysh kur ajo ishte gjalle. Me libra dhe dokumentare qe jepnin fakte reale rreth ketij personazhi. Madje Hitchens u thirr dhe nga Vatikani per te deshmuar rreth veprimtarise se Terezes. Ketu keni dokumentarin e tij te para 20 viteve Une uroj qe te pakten sheshit e aeroportit t'u hiqet emri i saj dhe t i vihet emri i Naim Frasherit, Fan Nolit, Ndre Mjedes etj. Asnje vend i botes nuk mburret me shenjtoret, po me poete, filozofe, shkencetare, artiste qe kane kontribuar per vendin e vet dhe per boten. Mjeku korçar Polena ka kontribut me te madh me 3 mije nderhyrjet kirurgjikale qe bente ne nje vit. P.s. nuk me intereson murgesha a eshte katolike apo budiste. Per vete ndjek parimin feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Ajo nuk ka bere asgje per shqiptarine dhe nuk u degjua kurre te fliste shqip. Edhe intervistat qe jepte tek gazetaret shqiptare i bente anglisht. As ditarin e vet nuk e mbante shqip. Ketu mund te ndiqni dokumentarin e pare https://youtu.be/9WQ0i3nCx60
Njerzit të kqine dhe mose mire njohers ka bota plote dhe ka pasur Dhe i keqi done me pa tjeter ti bën të gjith të kqine ose të perfitone nga i Mire. Por një gjë nuke e kuptoje? Mire Papen e Romes mund të kritikoshe se pse jetone në nje Kishe a po vend po të thuashe më të mirin në bote dhe ka njerze që i sherben pa funde. Por të ktitikoshe një murrgesh që i ka lare dhe ushqye vet çdo dite njerze që askushe nuke i prekt me dore dhe Jo më të kujdesin për ta por i lini rrugve si ushqime për qenet. Dhe vet nën Tereza ka jetue në nje dhome me nje kervat tek që shume pak njerze në bote do ta pranoni një jet të tille. Ate her them Zot na ruaje nga njerzit e kqine se pse jane më të poshte se vet djalli. Kushe eshte Shqiptar i vertet mose e keni fare problem kure të jave Shane Nënë Terezen ,Gjergj Kastrijotin dhe Ismail Kadaren. Se pse historija dhe e vertet për her del në drite. Ka edhe shume Shqiptare ose Turqe shqip foles Erdoganist që Shane Gjergj Kastrijotin Ismail Kadaren dhe Nëne Terzen por kurre nuke do trifone se e mire në fund të her per her trifone.
Pa dashur t'ju ofendoj,e ke pak te zorshme te kuptosh se po te shohesh nga menyra si shkruan mund te kesh edhe probleme ne lexim. Megjithate. Roli i Nene Terezes nuk ishte te sheronte te semuret sepse ajo nuk i sheronte thjesht i jepte nje shtrat per te vdekur. Neper keto "spitalet e famshme" te Nene Terezes njerezit vdisnin nga mungesa e mjekimeve edhe prej gripit,vdisnin nga mungesa e higjenes. E pra shoqata e saj mblidhte miliona dollare. Ku shkonin keto para?? Me thoni nje spital qe e ka ndertuar shoqata e Nene Terezes? Kujdes jo nje spital qe mban emrin e saj,nje spital qe ajo ka ndertuar. Nese sdoni te lodheni mos u lodhni se nuk ka. E pra detyra e nene terezes ishte qe te konvertonte sa me shume njerez ne te krishtere. Njerezve qe po vdisnin i thonin te konvertoheshin qe te gjenin shpetimin. Sipas Nene Terezes lumturia nuk ishte tek sherimi. Por tek vuajtja dhe tek vdekja. Ne nje shkrim tjeter po tek TEMA i kam thene keto fjale ketu e disa vjet. Thashe qe nuk jemi ne njerezit qe duhet ti veme shesheve e veprave emrin e saj sikur edhe vetem prej faktit se ska bere kurre asgje per shqiperine dhe shqiptaret. Po ne ate kohe mu versulen keq fare. Shpresoj se pasi te shihni kete dokumentar ti jepni ne mendjen tuaj secilit vendin qe i takon.
Po po. Edhe Enveri mbante çorape qe ia arnonte Nexhmija dhe nji karamele Zana e ndante me biçak per 7 niperit. Murgesha kishte me shume miq narkotrafikante se Eskobari. Dhe jetonte mes gjithe salltaneteve. Po ti vazhdo me avazin e Turqise. Ndre Mjeden e perzune nga kolegji jezuit pse mbronte kauzen shqiptare, apo edhe ai ishte filoturk. Mendoje veten tende apo nje familjar tjeter ne gjendje te rende dhe moscte te japin ilaçe per te sheruaf vuajtjen por te te lajne kembet. Se Tereza donte qe njerezit te rronin e vdisnin si ne mesjete. Edhe do ishte shume e kenaqur nga ky mentalitet i joti prej qemoti
Pershendtje. Do ju jap nje fakt, e secili te nxjerre perfundimet qe do. Ne 2002 kam njohur nje indiano nga Kalkuta ne Itali (rrinte para portes se S.M PAM ne Le Rughe, Formello, Roma. Tare mund ta konfirmoj se ka vilen te ajo lagje). E kishte emrin Rham (flake ne gjuhen e tyre). Ai kishte shtepine prane vendit ku le sorelle sherbenin te semureve dhe atyre qe nuk kishin te hanin (te rritur dhe femije). Para se te merrnin sherbimin, te futeshin brenda, siper kishin nje shkrim: lutju Jezu Krishtit, lutju Perendise. Era e keqe qe ishte aty, ndihej qindra metra large. Ai, Rhami, pa te njejten situate qe kur ishte 6 vjec e deri kur u largua nga Kalkuta ne moshen 20.