
Situata e tensionuar në Mbretërinë e Bashkuar ka kulmuar ditën e sotme, kur dy vajza të reja kanë hedhur një kanaçe supë me domate në një nga pikturat më të famshme të Van Gogh ‘Lulet e Diellit’ që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Londrës.
Protestuesit e ‘Just Stop Oil’ / ‘Thjesht Stop Naftës’ njihen si një grup aktivistësh që mbrojnë ambientin dhe bëjnë thirrje kundër aktiviteteve njerëzore që mund të ndikojnë në ndryshimin e klimës.
Pak pas orës 11:00 ditën e stome, përpara se të bënin këtë akt vandal, dy aktivistet thuhet se hoqën xhaketat e tyre për të zbuluar bluzat me mbishkrimin ‘Just Stop Oil’.
“Çfarë vlen më shumë, arti apo jeta? Arti apo planeti? ” tha Phoebe Plummer, një nga aktivistët, 21 vjeç, nga Londra.
Ajo shoqërohej nga 20-vjeçarja Anna Holland, nga Newcastle. “A vlen më shumë se ushqimi? Më shumë se drejtësia?”
“Jeni më shumë të shqetësuar për mbrojtjen e një pikture apo për mbrojtjen e planetit dhe njerëzve tanë? Kriza e kostos së jetesës është pjesë e kostos së krizës së naftës, karburanti është i papërballueshëm për miliona familje që kanë ftohtë dhe janë të uritura. Ata nuk mund të përballojnë as të ngrohin një tenxhere supë.” – shtuan ato.
Stafi i Galerisë Kombëtare kanë pastruar shpejt dhomën dhe vajzat janë arrestuar menjëherë nga policia londineze.
Gjatë dy javëve të fundit, grupi ka organizuar protesta duke u ulur në rrugët e Londrës qendrore, duke zemëruar shoferët dhe udhëtarët, por veprimi i së premtes duket se i ka përshkallëzuar taktikave e tyre.
Kalimtarët në Galerinë Kombëtare kanë mbetur të shtangur. Disa prej tyre e kanë kuptuar kauzën e tyre, ndërsa të tjerë nuk e kanë pranuar dot që një vepër e këtij kalibri për historinë e artit të shkatërrohet, edhe në emër të një kauze të tillë.
Two protestors from Just Stop Oil have thrown Heinz tomato soup over Van Gogh's 1888 masterpiece Sunflowers at the National Gallery in London. pic.twitter.com/Q9x5CSVIqK
— Euronews Culture (@euronewsculture) October 14, 2022
Opo c'lidhje ka piktura me krizen?