Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, morën pjesë në një festë madhështore mbrëmjen e djeshme, duke shënuar fillimin e aktiviteteve inauguruese. Ngjarja u mbajt në Trump National Golf Club në Sterling, Virginia, ku çifti presidencial shijoi një spektakël fishekzjarrësh të organizuar posaçërisht për këtë rast, video e cila është bërë virale ne rrjet.
Në pamjet e siguruara nga mediat e huaja, Trump dhe Melania shfaqen të buzëqeshur dhe të relaksuar, duke soditur shfaqjen e dritave që ndriçuan qiellin mbi resortin e tyre. Mes të pranishmëve në këtë event ishin edhe anëtarë të familjes Trump, si dhe figura të njohura nga bota e biznesit dhe politikës, përfshirë promotori i njohur i boksit Don King dhe guvernatori i Virxhinias, Glenn Youngkin.
Atmosfera festive u shoqërua me muzikë live, ndërsa në skenë performoi një imitues i legjendarit Elvis Presley, duke argëtuar të ftuarit me hitet klasike të tij.
Ndërkohë, Washingtoni është në gatishmëri për ceremoninë e inaugurimit, e cila do të mbahet në orët e ardhshme. Betimi dhe fjalimi i parë i Trump si President pritet të zhvillohen në Kapitol, në një atmosferë të sigurt dhe me prani të kufizuar për shkak të masave të rrepta të sigurisë.
View this post on Instagram
sa e duan njeri-tjetrin mooo..... lol... mut me lule!
Mafiozi dhe prostituta e katundeve sllovene me kontrate martesore
Nuk e afron dot shume doren Trap perversi se ja fut Melanoma me shpulle