Informacione të reja kanë dalë në dritë rreth vrasjes së regjisorit të njohur Rob Reiner dhe gruas së tij. Hetimet po kryhen mbi djalin e tyre, i cili vuan nga varësia prej lëndëve psikotrope, teksa po hetohet edhe roli i vajzës në krim.
Rob Reiner dhe gruaja e tij, Michelle, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre luksoze në Brentwood, Los Angeles të SHBA, me lëndime në qafë që ishin në përputhje me një sulm me thikë, raportoi TMZ, duke cituar burime të njohura me çështjen.
“Çifti u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre me lëndime në qafë që ishin në përputhje me një sulm me një objekt të mprehtë. Raporti tha se brenda shtëpisë kishte pasur një debat të nxehtë”, informoi media.
Raportohet se një nga vajzat e çiftit ishte ajo që i gjeti prindërit e saj dhe njoftoi policinë, duke treguar një të afërm si të dyshuar të mundshëm, duke theksuar se “ai duhet të konsiderohet i rrezikshëm”.
“People” raporton se djali i çiftit po merret në pyetje nga autoritetet si pjesë e hetimit , pa asnjë arrestim apo akuzë të njoftuar deri më tani.
Nick Reiner njihet si person i paqëndrueshëm, për shkak të varësisë nga droga, prej të cilës vuan ndër vite.
Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit konfirmon vetëm se një hetim është duke u zhvilluar nga Divizioni i Vrasjeve, pa bërë një njoftim zyrtar në lidhje me shkakun e vdekjes apo identitetin e të dyshuarit.
Përfundimet e sakta në lidhje me vrasjen e regjisorit të famshëm dhe gruas së tij priten nga ekzaminimi mjeko-ligjor.
Hetimet janë duke vazhduar dhe Autoritetet theksojnë se të gjitha mundësitë mbeten të hapura.
Lini një Përgjigje