Zyrtarizohet një nga divorcet më të bujshëm

21 Gusht 2024, 09:35Lifestyle TEMA
Zyrtarizohet një nga divorcet më të bujshëm

Yjet e Hollivudit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po divorcohen pas dy vitesh martesë.

Sipas mediave ndërkombëtare, këngëtarja ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Los Angeles dokumentet, ku kërkon të zyrtarizojë ndarjen nga aktori i njohur.

Dyshja, e quajtur Bennifer nga tabloidët, u martua zyrtarisht në Las Vegas në korrik 2022 dhe mbajtën një ceremoni të madhe në Georgia një muaj më pas.

Romanca e tyre filloi pasi u takuan teksa punonin në xhirimet e filmit "Gigli" në vitin 2003. Ata fillimisht kishin planifikuar të martoheshin atë vit, por e ndërprenë lidhjen e tyre papritur në fillim të vitit 2004.

Atëhere u tha se ishte mamaja e Affleck, e cila kundërshtoi këtë martesë, duke ndikuar tek i biri.

Lopez u martua me këngëtarin Marc Anthony, bashkëshortin e saj të tretë, vetëm pesë muaj pas ndarjes nga Affleck në vitin 2004.

Më pas Affleck, u martua dhe pas disa vitesh u divorcua me aktoren Jennifer Garner.

Pothuajse dy dekada më vonë ata rindezën marrëdhënien e tyre.

Raportet e mediave tregojnë se Lopez, e cila kishte ndryshuar ligjërisht mbiemrin e saj në Affleck, nuk renditi asnjë detaj të një marrëveshjeje paramartesore në kërkesën e saj për divorc.

Për divorcin e tyre flitej prej muajsh në të gjitha mediat e mëdha dhe tashmë duket se është zyrtarizuar.

Affleck, dy herë fitues i Oskarit, ishte i martuar më parë me aktoren Jennifer Garner, të cilën e takoi në xhirimet e romancës Pearl Harbor të vitit 2001. Ata u ndanë në vitin 2015 pas një dekade martese dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Lopez është martuar katër herë, me kamerierin me origjinë kubaneze Ojani Noa nga vitet 1997-98; pastaj me ish kërcimtarin e saj mbështetës Cris Judd nga 2001-03, dhe me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin kishte binjakë, lidhje që zgjati nga vitet 2004-14.

Këngëtarja dhe aktorja, e njohur J.Lo, gjithashtu ka qenë e fejuar dhe me yllin e New York Yankees, Alex Rodriguez.

5 Komente

  1. m
    max

    Si mushke, s`ka kale qe ta ngope

    Përgjigjjuni
    1. G
      Giorgio

      Skandal keto vipat fama e leshit ja rezultati Merrni fame fitoni leke.largohuni Zotit.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ..

        Po ku e more vesh ti bujen? Keta ndahen cdo 3 muaj dhe e kane rutine kete pune.Nejse lajm me mbush portalin

        Përgjigjjuni
        1. A
          Apokalips

          Nuk eshte lajm qe Lopez po rindahet per te dyten here nga Aflec, alamet djali (burri) shkon pas nje prostitute me hunde te shtypur si boksiere, historite (histerite) e saj nuk kane te mbaruar me hypesa. Ku eshte katandisur Hollywood yje jane sherrabajka so Lopez e shoqet e saj..... Nena a Aflec ka pasur te drejte, Amerika eshte mbushur me kurva nga Amerika Latine dhe Azia qe gjuajne djem te bardhe, te shikosh bjonde 2 metrosh te martuar me filipinese e kineze nga gjysem metri te gjata, e degjeneruan rrcen e tyre.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Njerez dhe fate.

            Paska qene telenovele me pak seri jo si keto te tonat Besi-Xhesi etj

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje