"Ç’a pret ti? Që ai të ketë logjikë mbi Doktorin?" - Analistët debatojnë me Luan Baçin: Po e trajtoni PD-në si në kushtet e një shtatzënie të padëshiruar

10 Qershor 2025, 11:09Politika TEMA
"Ç’a pret ti? Që ai të ketë logjikë mbi

Deputeti i PD-së, Luan Baçi debatoi me panelistët e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV për dakordësimin e PD-së për të hapur kutitë në Qarkun e Fierit për të rinumëruar votat e kandidatëve.

Ndërsa Baçi u shpreh se nuk ka asgjë të keqe nga transparenca, analistët e kundërshtuan duke thënë se nuk mund të pranosh rinumërim të asaj që e ke quajtur farsë.

Debati

Baçi: Ne si parti politike mendojmë se nuk ka asgjë të keqe nga transparenca. Është farsë dhe nuk ka pse t’ju dhembë.

Haxhiu: Nëse flasim për legjitime, por flasim për pragmatizëm ekstrem.

Baçi: Është e kundërta. Nëse ne nuk do të pranonim hapjen e kutive dhe transparencën…

Haxhiu: Njerëzit që mendojnë politikisht analizojnë fundin. Ju po bëni një teatër pa kuptim.

Rakipi: Ti kërkon ndërrimin e farsës tani?

Abilekaj: Të thuash që zgjedhjet janë farsë dhe nuk i njoh, do të thotë që problemet janë të rënda. Pra kur PD kërkon të na bindë për farsën të na tregojë si e para u vendos rezultati. Nëse kërkon një farsë, atëherë është bërë në bashkëpunim me KQZ,  KZAZ madje edhe me komisinerët. Nëse është farsë, atëherë edhe SPAK ka ndihmuar me këtë farsë.

Baçi: Kërkojmë zbatimin e ligjit. Asgjë tjetër. Vota është blerë dhe deformuar para se të shkojë në kutinë e votimit.

Abilekaj: Përpiqeni të argumentoni farsën aty ku nuk gjendet.

Rakipi: Është si puna e naftës në rajonin tuaj, që është aty dhe ju e kërkoni në vend tjetër.

Haxhiu: Farsa përjashton çdo mundësi për legjitimim institucional.

Rakipi: Ka thënë Doktori, si nuk paska kuptim!

Tela: Në 2021, Berisha doli e tha vota vdiq pa u futur në kuti. Tani del e trgon si është manipuluar vota pa hyrë në kuti. Në 2021…

Baçi : Komisioni Europian do të çojë mision faktmbledhës.

Haxhiu: Ai është njeri politik.

Rakipi: Ç’a pret ti? Që ai të ketë logjikë mbi Doktorin? Kjo farsa, kur mbaron vërtetimi?

Baçi: Kjo është farsë e vërtetuar.

Mitro: Ju po e trajtoni PD-në si në kushtet e një shtatzënie të padëshiruar. Ju bëtë dashuri me përdhunuesin e votës. E bëtë pa mbrojtje. Bëtë atë kod elektoral që bëtë. Pas zgjedhjeve, komisionerët tuaj nuk kanë shkuar fare as në qendrat e numërimit. Po mundoheni të legjitimoni humbjen e PD.

Baçi: Jam dakord që ky nuk është kodi zgjedhor i duhur dhe duhet ndryshuar. Është më i keqi i mundshëm, por e kemi miratuar në kushtet kur ishim.

Haxhiu: Nuk e bëtë ju, e bëri Doktor Berisha.

Baçi: Po të mos ishte Berisha, PD nuk do të ishte.

7 Komente

  1. P
    Patrioti

    Këta larot e saliut janë pa shtyllë kurrizore,janë mish me dy sy para këtij burri mizerje.Luan jeni jashtqitja e kombit.Ikni pirdhuni fytyra të përçudnuara.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Latif Dreqi

      Kur themi: PARTIA, themi ENVER Kur themi: Sahale, themi Py. Dy. (Qe kurre mos i u degjofte emri po qe se maloket shpellare jane drejtuesit e saj)

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fjala

        ...po mos te ishte Berisha, nuk do kishte pd...thote Baçi. Dmth pas ca ditesh vdese Berisha, vdese dhe pd. Po Baçi ku do futet?

        Përgjigjjuni
        1. p
          petro

          Ne varr bashke me Faraoni Berishe. Ky si ata sklleverit qe i vinin ne dhomen e Faraonit qe ti mbanin oturakun ne boten tjeter.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqiptari

          Sinqerisht,nëse ka IDIOT mbi këtë tokë të ky është Luan Baçi.Dhe për çudi,ky idiot ka bërë para pa fund duke lëshuar idiotizma dhe duke bërë tifoz për Berishën.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kurrizi I dushkut

            Këtij i shkon përshtat shprehja ike plaku mere ike me gjithë tespie e tosun baç

            Përgjigjjuni
            1. g
              goon

              ky fiekari eshte i denje per personazhet e Samuel Beckett!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje