21 Janari, Balla vizitë tek nëna e Hekuran Dedës: Jeton me shpresën se drejtësia do të arrijë t’i tregojë se me urdhër të kujt u vra djali i saj

21 Janar 2026, 20:20Politika TEMA
21 Janari, Balla vizitë tek nëna e Hekuran Dedës: Jeton me

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vizitoi nënën e një prej viktimave të ngjarjeve të 21 Janarit në bulevard, Hekuran Dedës.
Për arsye shëndetësore, ajo sot për herë të parë në këto 15 vjet mungoi në ceremoninë përkujtimore me karafilë të kuq në vendin ku iu vra i biri.

“Sot, ndryshe nga çdo 21 Janar i këtyre 15 viteve, mungoi nëna e dëshmorit Hekuran Deda”, shkruan Balla, duke theksuar se arsyeja e mungesës lidhet me moshën e saj të thyer. Sipas tij, ajo mban mbi supe 87 vite jetë dhe një brengë të madhe që nuk është shuar as me kalimin e kohës.

Megjithatë, Balla tregon se e ka takuar në mbrëmje nënën e Hekuran Dedës dhe se ajo i është shfaqur e fortë me shpresën se drejtësia do të bëjë më në fund detyrën e saj.

“Son­te e gjeta të fortë në zemër dhe me shpresën se drejtësia do të arrijë t’i tregojë se me urdhër të kujt u vra djali i saj”, shprehet ai, duke e shoqëruar mesazhin me një simbol dhimbjeje dhe empatie.

Postimi i Ballës rikthen në vëmendje plagën e hapur të 21 Janarit dhe pritjen e gjatë të familjarëve të viktimave për zbardhjen e plotë të përgjegjësive dhe vendosjen e drejtësisë.

6 Komente

  1. M
    Money for nothin', chicks for free !!!!

    Te isha une ne vend te te afermve , pasi ta falenderoja per viziten dhe fjalet , do ti beja nje pyetje te thjeshte : " Ne 21 janar dolem ne proteste per shkak te videos se Likes , i afermi yne u vra ne proteste per kete gje , Likja me pas i fyeu protestuesit duke ju thene "kokepalare" , ...pastaj ne 2013 Rama beri aleance me Liken !!! dmth Likja u be i mire , kot protestuam ne , kot u derdh gjaku i te afermit tone ??? Mund te na e shpjegoni kete z.Balla ?

    Përgjigjjuni
    1. t
      tpc

      Familjaret as nuk duhet ta hapin deren fare kur u shkojne keta te PS. Kane 15 vjet qe familjareve u japin premitme boshe per drejtesi nderkohe qe Zenit djalit te egzekutorit i japin leje ndertimi dhe i mbushin xhepin me miliona.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Love Over Gold !!!!

        Epo , nuk eshte rastesi , qe plaku 80 e kusur vjecar , e ka emrin e plote : Sali Ram(a) Berisha !!!!!

        Përgjigjjuni
    2. N
      Nje Nene

      Po si nuk keni turp qe i shkoni nje nene 87vjec per djalin qe e vrate me duar ne xhepa per te protestuar te vinit ju ne PUSHTET ? Dhe me e keqja eshte se keni 15 vjet qe nuk zbardhni vrasjen qe ajo nene beson ke mashtrimet tuaja duke e ngushelluar mbase dhe me para ? Edhe sa vite jete do kete kjo nene qe te qetesoje shpirtin se drejtesia u vu ne vend per djalin e saj qe i eshte thare loti apo syri si dhe malli per djalin qe sdo e shoh me kure dhe bashke me kete dhimbje mer dhe brengen e padresjtesise te mashtrimeve tuaja ? Cfar ju pengon te denoni vrasesit e vertete ? Keni 13 vjet ne pushtet , cdo vit po i njejti RITUAL duke hedhur karafila ne vend qe te beni drejtesi ? Turp tju vij jeni bashkepuntore me krimin Po aq sa sali krimineli ...!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dani USA

        Eshte turp per pushtetaret duke ber shou me fatkeqet qe vene cdo vite per gjoja ngushllim te isha une nuk i pranoja as te pragu i deres nuk dua me as dreitsi kaq te vonuar,po thuajse kujtimi tyre duket si enderr pushtetaret ne kete raste jane trguar te paskrupullt turpe per qeverin.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Propogande neveritese e ripjelljes.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje