Ngjela: Ftesa e Ramës në Bordin e Paqes, vlerësim për Shqipërinë

21 Janar 2026, 18:04Politika TEMA
Ngjela: Ftesa e Ramës në Bordin e Paqes, vlerësim për

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” në Dritare TV, avokati Spartak Ngjela komentoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në Bordin Ndërkombëtar të Paqes. Ngjela theksoi se kjo ftesë nuk është një nder personal për Ramën, por një vlerësim i madh për Shqipërinë, duke treguar respektin që komuniteti ndërkombëtar ka ndaj vendit tonë dhe rolin e tij si partner kryesor i SHBA-ve në Ballkan. Ai shtoi se pjesëmarrja e kryeministrit, së bashku me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, forcon pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe shpreh seriozitetin e angazhimit të vendit tonë në çështjet globale.

"Kjo ftesë është një vlerësim që i bëhet Shqipërisë, jo vetëm Ramës. Thërritja e kryeministrit shqiptar do të thotë që po vlerësohet vetë Shqipëria.

Kush është kryeministri aktual nuk është çështje për ata; ata thërrasin kryeministrin sepse respektojnë aleancën me Shqipërinë. Pra, është një shenjë respekti dhe jo një çështje individuale. Kryeministri do të shkojë dhe është nder për Shqipërinë, sepse vendi ynë është futur në një strukturë ndërkombëtare të rëndësishme.

Sa i përket marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria ka lidhje shumë të ngushta me ta, si partnere kryesore në Ballkan. Kjo është e qartë dhe e njohur botërisht. Presidenti amerikan e ka shprehur hapur që qëllimi është të ndihmojnë Shqipërinë, përfshirë edhe për luftën kundër korrupsionit, duke ndihmuar SPAK-un në funksionin e tij. Ekspertët e huaj janë të angazhuar, dhe tashmë ka shumë arrestime dhe nën hetim, përfshirë edhe kryeministrin, ministra dhe ish-kryeministra. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë në Shqipëri. Pra, SPAK-u nuk vepron vetëm; është një ndihmë ndërkombëtare, sidomos nga Washingtoni, për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni. Unë pres që të ketë edhe goditje të tjera të rëndësishme antikorrupsion.

Sa i përket reagimit të opozitës, unë nuk e ndjek politikën e brendshme për detaje të tilla. Por ftesa e kryeministrit Rama në SHBA, është një njohje dhe respekt i madh për Shqipërinë si vend. Është një nder për ne dhe për liderët shqiptarë, përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo tregon se të dy shtetet shqiptare janë të vlerësuara dhe të përfaqësuara në arenën ndërkombëtare.", tha Ngjela në DritareTV.

4 Komente

  1. N
    Ngjala

    O Taku! Kerkon ta mbash veten si avokat me emer po ske mendere ti thuash gjerat si jane. Ftesa pe Ramen eshte "respekt per Sazanin dhe zvernecin" si dhe parate qe fiton ne Shqiperi Toni Blerte. Flm.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Bordi i Paqes është tentativë idiote e plakut të rrjedhur Tramp per te zëvëndësuar OKB për tekat e tij infantile,kështu që nuk është ndonjë nder i madh. I bojkotuar nga pothuaj gjithë Europa ,kane shkuar vetëm shtetet e parëndësishme.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        Ore akoma me kete avaz ju? Kjo eshte ftese me te futur. Shtetet e medhaja duhet te paguajne gjobe (Franca refuzoi ftesen) shtetet e vogla si Shqiperia dhe Kosova duhet te pranojne refugjate palestineze

        Përgjigjjuni
        1. T
          Truth

          Shqiperia eshte futur si ben musliman per ti treguar botes qe ja e shikoni po angazhojme vendet me shumica muslimane ne bordet vendim marrese. Nga ana tjeter e dine qe Shqiperine e kane lepe peqe.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje