
Nga Ylli Pata
Tragjedia e 21 janarit është një minë me sahat jo vetëm si çështje e drejtësisë, pra hetimit dhe dënimit të fajtorëve të atij që Gjykata e Strazburgut e ka quajtur “Krim Shtetëror”
21 janari 2011 është një ngjarjen politike në kuptimin e plotë të fjalës. Ngjarje politike jo vetëm për atë çfarë ndodhi ditën e tragjedisë dhe ditëve të tjera që pasuan 15 vjet më parë.
21 janari është një lakmues i rëndësishëm i sjelljes politike gjatë ketyre viteve, duke ardhur deri sot. Do të thotë se mënyra e përballjes politike me këtë çështje, ka qenë test për politikën shqiptare.
E në radhë të parë për Partinë Demokratike, e cila, në kohën e tragjedisë ka qenë në anën e autoritetit që kreu atë krim shtetëror. Në Partinë Demokratike, nuk ka një qëndrim unik për tragjedinë, edhe pse enturazhi i Sali Berishës ka tentuar të bllokojë sa më shumë një qëndrim të decentralizuar.
Presidenti i Republikës i kohës, Bamir Topi, i zgjedhur nga PD kur ishte në postin numër 2 të saj, ka shprehur disa herë publikisht, e mbi të gjitha në librin e tij “Nokturn”, të gjithë versionin dhe qëndrimin e tij. Ku hapur dënon krimin si sjellje e prapranueshme politike, duke qenë gjithmonë i hapur ndaj drejtësisë.
Ndërkaq, Lulzim Basha, ministri i Brendshëm i kohës, e më pas kryetari i Partisë Demokratike për disa vjet, ka shprehur hapur përkrahjen e tij që të bëhet drejtësi për ngjarjen, duke dënuar fajtorët e krimit shtetëror.
Ndërkaq, eksponentë të tjerë, pesha të rënda të politikës së PD-së, nuk kanë mbrojtur versionin e Sali Berishës.
I cili është i vetmi që po mban një qëndrim të njëjtë për ngjarjen; ku vrasjet i quan thjeshte një “zbatim ligji”. Për të vijuar më pas me akuzat ndaj Edi Ramës dhe PS-së si fajtore direkte për atë tragjedi.
Qëndrimi i Sali Berishës është qartësisht i sforcuar për të luajtur në pozitat e “të fortit” për të ndalur hapjen e dosjes që do ta fundoste përfundimisht.
Edhe rasti i daljes së të ashtuquajturës çështje e Irena Gjokës, që është qartazi një ndihmë e qarqeve të depp state të Athinës, konsiston në shantazhin ndaj prokurorëve të SPAK apo gyqtarëve të GJKKO nëse hapin “Kutinë e Pandorës” të 21 janarit.
Për të gjithë këtë betejë, Sali Berisha ka shpenzuar milina dollarë në lobime në SHBA dhe Europë për të krijuar opinion të rëndë anti-Rama. Për këtë betejë
po përdoret një enturazh mediatic edhe ky shumë kostoz për të hapur e ndezur xixat e betejave qoftë politike, qoftë në sulmin prokurorëve dhe gjyqtarëve specialë.
I gjithë ky stërmundim i Sali Bershës, edhe pse vijon të pengojë drejtësinë për 21 janarin, politikisht nuk e ndihmon fare.
Madje, edhe pse SPAK mund ta lëndojë edhe më shumë mazhorancën në hetimet për korrupsion dhe abuzime, relativizimi që bën opozita nga ana tjetër duke mbrojtur Sali Berishën, nuk i bën fare keq kësaj mazhorance.
E cila nuk do të arrijë kurrë të fitojë terren politik, duke mbajtur këtë qëndrim abraziv dhe inatçor ndaj krimit shtetëror të 21 janarit.
E cila është realisht vija e kuqe që e mban larg pushtetit Partinë Demokratike, madje edhe opozitën. E cila në mjaft segmente të saj, tenton të përdorë versionet berishjane për tragjedinë.
Siç tha Adriatik Lapaj një natë, kur hodhi qesim në televizion kumbullën e “plumbave jo nga Garda” për të ndjerin Aleks Nika. Qëndrim që bëri efekt të menjëhershëm negativ, edhe pse Lapaj u tërhoq, falë edhe një qëndrimi mjaft të pjekur dhe të matur të Mark Nikës, xhaxhait të Aleksit.
Për këtë ngjarje, pa një katarsis real, përkatësisht ndarje të prerë nga mbrojtja politike apo mediatike, siç kanë qenë intervistat e pilotuara të ish-kreut të Gardës etj, publiku nuk do t’i afrohet kësaj opozite. Dhe normalisht e logjikisht s’ka përse afrohet. Pasi një politikan justifikon e mbron vrasjen e njerëzve të pafajshëm nga autoritetet e sigurisë, atëherë njerëzit kanë drojën dialektike se kjo mund të ndodhë përsëri. Amnistimi i Sali Berishës nga elektorati për 1997, kur e risolli në pushtet në 2005, edhe pse nddhi si ndodhi nuk ka gjasë të përsëritet.
21 janari është padyshim edhe një nga shtyllat kryesore të izolimit dhe ndëshkimit të Sali Berishës nga Bota Perëndimore, përkatësisht SHBA e BE me vulë të thatë, e BE me qëndrim diplomatik.
Insistimi për të gjetur një alibi apo relativizimi duke e krahasuar me kundërshtarin politik në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve, së paku politikisht nuk ka pirë ujë.
Këtë e kanë treguar çdo zgjedhje, ku rrjedhja e elektoratit është e madhe dhe fuqia specifike e një partie qeverisëse e PD thuajse është shuar. Kundërshtimi i realitetit është fiks si historia e barit që ka përmendur Yuri Kim, e cila nuk ishte në SHqipëri në 2011-n, e as tani. Përkundrazi po merret me naftën e Venezuelës si drejtuese e gjigandit amerikan të hidrokarbureve…
TemA
Vrasjet e 21 janarit padyshim qe ishin nje ngjarje tragjike dhe e dhimeshme dhe me te drejte kane marre vemendjen e medias prej 15 vitesh. Por eshte cudi se si media nuk u mor asnjehere me vdekjen e dy femijve te mitur 3 dhe 5 vjec nga kavaja ne vitin 2016 qe po shkonin te shikonin babain ne burg sepse regjimi qe erdhi pas 21 janatit u futi babain ne burg per " krimin e tmerrshem " se po nderronte dy tjegulla ne cati . Ja pra sesi nje ligj i shemtuar, antinjerzor dhe cinik i miratuar nga ata qe qajne per 21 janarin, u mori jeten 2 vogelusheve. Per dy tjegulla te nderruara ne cati,regjimi denoi me vdekje dy femije. Keta femije as nuk po protestonin para kryeministrise, as po kerkonin te rrezonin pushtetin me dhune, donin vetem te jetonin pa u lagur nga shiu.Ata femije nuk ishin te vetmit qe u bene viktima te ligjeve te padrejta >Kryefamiljari nga Lushnja u burgos per 30 euro te papaguara te nje fature energjie dhe doli nga burgu i vdekur. POr media heshti dhe e harroi. Kush e permend me Klodian Rashen, djalin e pafajshem qe u be vuktime e armeve te policise e shume e shume rasteve te ngjashme. Por ata nuk kane ze, ata nuk permrndesn sepse nuk kush ti paguaje mediat, per gazetaret, per pronaret.
Po te pakten mire qe genjen po genje pak embel..nuk eshte denuar njeri ne shqiperi per pune tjegullash o zoteri..as per Çati jo e jo..mos na mbush mendjen me mashtrime e genjeshtra..Sali Berisha eshte pergjegjesi kryesor per vrasjen e 21 Janarit dhe si i tille duhet te denohet..si ska turp e del ne shesh
TI QYTETARI I THJESHTE JA KE FUTUR PORDHES KOT SE NUK MUND TE KRAHASOHET VRASJA SHTETERORE E 4 PROTESTUESVE NGA PUSHTETI ISALI BERISHES ME ATO SHEMBUJ QE JEP TI.
O i.e ben vaki je i nderuar por mendoj se nuk je se nje person i nderuar nuk shkruan me kete leksik... Nuk jak kurre simpatizant i Berrishes.! Ju te krauht socialist populli ju kupton por zotniaja : si qenka e mundur qe vrasjet e everit nuk qenkan vrasje shteterore kalojne si kavaljer delikt edhe cdo qe tjeter qofte ato zogut te qeverise se perkohshme te qeverisjes se Pd qenkan ndryshe. beni indeksin kronologjik edhe nqs nje akt vlen per nje pale vlen edhe per tjeteren se si gjykon ps i bie qe shqiptar eshte vetem ai me bindje enveriste.Berishte duhet te mbaj pergjegjesi pse nuk u veprua kur u masakruan policet kur u shperthye dera e kryeministrise edhe kur u largua policia qe garda ngeli vetem kur demostrata po mbaronte edhe qellonin si te terbuar...edhe pse nuk u perdoren plumba gome ...Tirana do vetem Pushtet nuk do shtet ligjor ...hajt mo tani qe e mbushet me karavidhe nga gjith bota do rregullohet ...
Ti komentues i ores 21.58 vere veten vetem per nje moment ne vendin e atij babait qe i vdiqen dy djemte per fajin e vetem se nderroi dy tjegulla ne cati e tij , vere veten vetem nje moment ne vendin e babait te Klodian Rashes qe mori denimin me vdekje vetem se po rrinte buze rruges e do bindeshe se keto jane 100 here me te tmerrshme se ato te 21 janarit sepse keta ishin krejtesisht ne jeten e tyre. Vere veten ne rolin e atyre prinderve qe ne 5 te mengjesit policia u hodhi gaz lotsjelles femijve qe po flinin ne krevat per ti nzjerr jashte e per tu prishur shtepine qe tu marre trojet per 5D e bashkise dhe do kishe tjeter mendim. Une si qytetar mund ta shmang bie fjala konfrontimin me policine duke mos shkuar ne proteste por nuk mund te shmang qe te jetoj jeten time ne shtepine time, nuk mund te shmang qe femijet e mi te flene ne krevatin etyre, nuk mund te shmang qe te riparoj tjegullat ne cati, nuk mund te shmang qe femija im te eci apo qendoje ne trotuar. 1/3 e popullsise keto 12 vjet ka ikur jo nga dhuna e shtetit ndaj protestuesve por nga dhuna e shtetit ndaj njerzve qe vetem po jetojne jeten e tyre pa i bere keq askujt. As diktatura komuniste nuk te fuste ne burg per riparim shtepie perkundrazi ndertoi mijera shtepi per njerzit e pamundur dhe ua fali, kurse ky regjim kerkon te asfiksoje jeten e njerzve te thjeshte, tu prese cdo mundesi, tu ngushtoje cdo hapesire per te jetuar.
Ja fjalet qe duhet ti kishe shkuar shqip. Enturazhi, Depp state, Kostoz, Relativizimi, Abraziv, Katarsis, Alibi. Pa keto fjale do ishe me i qarte, se problemi qe trajton eshte korrekt.