21 janari në SPAK dhe kulmi i Gërdecit, fitili që “nxori kafshët nga kafazi”

30 Tetor 2025, 18:57Politika TEMA
21 janari në SPAK dhe kulmi i Gërdecit, fitili që “nxori

Nga Ylli Pata

Ka një javë që “kuajt mediatikë të Apokalipsit” parashikonin fundin e botës në dyert e Prokurorisë Speciale. Njësoj si në rastin e një eklipsi diellor të vitit 1998, ku për ta parë nevojitej një pelikulë fotografike e parashikohej nami, ndodhi edhe këtë herë.

Portale, televizione, emisione parashikuan orare, personazhet, dialogje mes prokurorëve të SPAK dhe anëtarëve të qeverisë që duhet të shkojnë me avokatë. “Duhet të paraqiten me Avokatë”! Kjo fjali jepej si një frazë e nxjerrë nga Testamenti i Vjetër që parashikon një përmbytje të madhe. Kur në fakt, çdo person që thirret në polici, apo në prokurori, ka të drejtë që të shkojë i shoqëruar nga një avokat mbrojtës. 

Madje askush nuk mund të përgjigjet zyrtarisht në një seancë pyetjesh nëse nuk ka një avokat. Edhe nëse nuk ka mundësi që ta paguajë një qytetar i thirrur avokatin, atë ja siguron shteti. Është një e drejtë kushtetuese, e jo një parashikim i nostradamusve që mbushin eterin mediatic 24 orë në 7 ditë.

Por sot, siç realisht është thënë në shkrimet e shenjta, një djalë i gjatë, me flokë të rritur e të krehura bukur u shfaq para dyerve të SPAK me buzëqeshjen e tij të palëvizshme, u sqarua gjithçka.

Lul Basha u bë i gjallë pas një “humbje” të gjatë, shumë të gjatë disa mujore. Hyrja e tij në SPAK, kishte qartësisht një arsye. Ishte thirrur për të folur për hetimin mbi 21 janarin 2011. Pas një boshllëku të gjatë kohor kur ishin prezent disa drejtues të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, Prokuroria Speciale, ka nisur radhën e pyetjeve të zyrtarëve të lartë. 

Lulzim Basha ishte ministri i Brendshëm i asaj kohe, e siç e ka përsëritur disa herë, ai ka qenë gjithmonë në dispozicion për të thënë atë që di për atë ngjarjen të rëndë. E cila nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është konsideruar një vrasje shtetërore, dhe i ka kërkuar drejtsisë shqiptaret ta hetojë në këtë drejtim.

Jemi realisht në një pik shumë, po shumë të rëndësishme të hetimeve të një nga traumave më të mëdha kombëtare. Që së paku do t’i japë drejtësisë së re, një hapësirë besimi të natyrshme, pas një frustrimi shumë të gjatë të publikut.

Por nga ana tjetër, duket që kjo nisje hetimi ka ringjallur spitalin psikiatrik, ku nëpër kanale e portale nuk ka më kufi nga fantazitë dhe dallditë. Aq shumë sa një i ashtuquajtur analist, ekzorcist e teolog, apo një tjetër i dalldisur që me sytë e nxjerrë parashikojnë arrestime të depuetëve në ditët që vijojnë. Një përrua psiqik, ku dërgojnë shenja dhe identikite të personazheve që ata kanë menduar se d tu vihen prangat, ndërkohë që një anëtar i Parlamentit nuk mund të arrestohet pa një procedurë të gjatë në Kuvend.

Po kush pyet për procedura, drejtuesit e emisioneve pyesin pa teklif të ftuarit se na thuaj informacionet që ke. Gara nisi që nga Zvicra me telefon e nga Tirana me mikrofon, ku madje parashikonin edhe materialet që do të gjenin gjatë kontrollit të SPAK në banesat e ministrave të deputetëve. “Vibratorë, dashnorë, biseda, epsh”, vijonte si në ethe rrëfimi në sytë që dukeshin sikur po flisnin që Gjon Pagëzorin në Lumin Jordan.

Ndërkohë që në një seancë gjyqësore për Gërdecin, ndodhi edhe më tmerr. Familja e Edison Durdës, 7 vjeçarit që u hodh në erë më 15 mars 2008, ndërsa po i çonte bukën djalit të xhaxhait në punishten e vdekjes në Gërdec, u quajt si “agjent i Sorosit”. Sipas ministrit të kohës së Gërdecit, George Soros ka paguar avokatin e familjes së viktimave. 

Për çdo shqiptar ky gjest do të kuptohet se realisht është një nga veprat më bamirëse që mund të bëjë një filantrop, nëse e ka bërë. Bamirësia për drejtësinë është më e rëndësishmja pas asaj që bëhet për shëndetin. Kuptohet, siç ka thënë “I madhi” Evrahim Diveroli në adresë të “Sypeshkaqenit”: Kafshët kanë dalë nga kafazi!

14 Komente

  1. F
    Foto qe flet shume

    Vampiri dhe zagaret.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veri jo.....

      Shihni si deliron ne foton pas dyshes famekeqe Bledi Sulaj n/kryetari aktual i Bashkise Tirane. Sulaj ish n/kryetar dhe zari i Mediut, i Bashes dhe tani zari i Rames duhet neveritur dhe refuzuar nga qytetaret se bashku me shefat qe ai nderron.

      Përgjigjjuni
    2. 0
      0 0 7

      Po c'fare shkruan more Pate , per c'fare drejtesie e ke fjalen . Rrezik tu jene prishur edhe koskat 27 te vrareve te Gerdecit po edhe atyre te 21 Janarit ata mender Spak e Gjukate tallen me familjaret e te vrareve e me nje popull te tere . Kush nuk e di qe ne Gerdec behej vjedhje e madhe e i pari i te gjithve ishte djali i Saliut e kane thirrur ndonjehere ta pyesin apo te atin krye minister , zero zero . Ministri pergjegjes tani na shpik teorira me spiunazh serbe dhe ndikim te avukateve nga Sorros .. Per 21 Janarin , SPAKUN qe shqiptaret i paguajne aq shtrenjt , salufte u be se nuk e pranonin dosjen megjithse me urdher te Strasburgut , nuk e donte Dumani se duhej te theriste shokun e ngushte Sali haleja ta hetonte ngjarjen . Sali krimineli jo njehere po disa here mburrej qe i vrava e do vras jo kater po edhe 400 po dolen ne proteste . Bile bile jo vetem protestues po edhe liderin e opozites Edi Ramen i kam gati kater mitraloza ne pikat me strategjike edhe nje ne penxheret te zyres e ti na tregon perralla me mbret se gjoja i nxorren nga strofulla . Ketu ne kete vend drejtesine e bente dikur po edhe sot vetem nje burre i vertete qe quhej ENVER HOXHA , vetem ai mund te beje drejtesi .

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

        mir e ke ti po po te kishte drejtesi sali krimineli. kerma duhesh kalbur ne burk qe ne 97. po pse vetem gerdecin ka krimineli sali berish. ati nuk i numerohen krimet krimet dhe as nje drejtesi. ska dhen. denimin e merituar. per kriminelin sali

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lahuta e Malesise

          Dobro doshli, daj Fazllici ! E uron Shkelzen-o-vici Zdravo unuka Argite ! Te gezojme qe erdh kjo dite ! Tash fitojme ç’far t’na doje zemra: Pare t’pista, prona, tendera, Me rrite normen e fitimit, Jem bashkue me boten e krimit. Objektiv i madh per mu: Keto milionat me i fitu Si t’i fusim ne xhepin tone, Ka metoda ti pastrojme. Arme, droge e kontrabande, Jane per burrat: pune e rande, Ketu, Argite mos i fut hundet, Kem Shkelzenin per kesi punesh. More Shkelzen, t’ka baba trim, Je i lind per demontim, Ti Argita, bija ime, Fokusou n’ privatizime. Sokoleshe, ti moj malesore, Na e hap studion ligjore, Gjithe projektet qe ka shteti, Do i perlajme t’ tana per vedi. Ç’fare ka prona ky milet, Ne mal, n’fushe a ne bregdet, Turru pra, ti moj azgane, Me i kalu n’llogarine tane. Thuri planet me ngadale, Futju bregdetit me radhe, Nga Ksamili ne Velipoje S’leme parcele te na shpetoje ! Ty Jamarber t’kam si djale T’i zaptosh tokat ne Jale Per Zenin kam tjeter plan Jane dy mije hektare ne Seman Nuk na vjen me fati ne dere, Ta shfrytezojme per te fundit here, Te mos mbese aset pa shit, Te mos leme prone pa grabit. Do veme kapital pa mase, Do fitojme para me thase, Me i pastrue sipas ligjit, Kemi firmat e Fazllicit. Shkina ime, moj Argite, Mire i “qan” keto “sukses fite” Çdo projekt qe konsulton, Dhjete perqindeshin e “rrafshon”. Nga qe pronat ke synim, Po te jap mendimin tim: Toke me çmim “badiava” Veç n’ Porto Romano ka. Jane pronare ca katundare, I genjejme me pak dollare. Bejme nje Vendim historik: E kthejme n’ Park Energjetik. Vlera e tokes shkon n’stratosfere, Rritet çmimi 300 here !! Sa firmos nje V.K.M. Pare te madhe fitojme ne !! Shkelzeno, qepju Gerdecit, Eshte mbreti i biznesit. Gjithe mafjozat ma t’nderu N’trafik armesh jane perqendru. Eshte biznes fantastik ! Demontim dhe trafik. Do ta bejme ne menyra te fshehta, T’ mos leme gjurme ne evidenca. Trafikojme edhe raketa, Sa te doje Al-Qaida. Ne rruge sekrete permes Çadit, I çojme arme edhe Xhihadit. Nuk na duhen ne uzinat, Fillo, e ngre llamarinat. Perdor mjetet e ushtrise, Ke dhe çiken e Farise. Kam mendu per proceduren, Gati ke infrastrukturen. Fatmir Medi e Aldo Bumçe, I ke vartes n’ grupin e punes. Mos humb kohen me liçencat, Ti jep baba kompetencat. Qeveria, perfshi mua, Do te jete nen urdherat tua !! Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle, Veç me mbush thaset me dollare, Non-stop, n’supervizion, Baxhanakut i takon. Per fitimin maksimal, Nuk njoh ligj, as moral, Puna del me leverdi Kur shfrytezohen gra e femi. Keto jane pune qe leverdisin, Pasunohemi me tane fisin, Fitim te tille nuk ka pare bota, Pesedhjete breza s’na dhemb koka...

          Përgjigjjuni
          1. R
            Respekte per

            Lahuta e Malesise. E ke qare.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Saharaja

            Eshte shume e vertete , ata qe dolen ( nese Kane dale ) nga kafazi Jane kafshe e kaluar kafshet . Po ata qe u sherben ti , ata qe te shperblejne , cfare Jane ? Engjej ? Te gjithe Jane kafshe dhe Brenda kesaj ferme jetoni edhe ju kalemxhinjte sherbetore .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari

              Ka dava Janina,-thotë populli.Sapo është hapur kutia e Pandorës.Disa"gojë të liga"thonë se do hapet dhe Grushti i shtetit që bëri lideri në vitin 1998.Mos o zot se na morën më qafë Liderin historik

              Përgjigjjuni
              1. K
                Krenar

                Sa “ i pavarur” ky Ylli! “Pa “ pasion fare…

                Përgjigjjuni
                1. b
                  beni

                  i mjeri popull qe mendon se do kete ndonjehere drejtesi ne shqiperi

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drejtesi shume e vonur pergjegjesit ne banken e t

                    Pa mbaruar mandati i Dumanit si prokuror i Spakut dhe vendosja e c'do prokurori qe e kane pasur kete ceshtje ne dore e me Dumanin ne krye ne banken e te akuzuarit kryesor Sali Berishen kjo ceshte as mos i shkoje nder mend njeriu se mund te hapet apo te hetohet .

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emigranti

                      Po fabrikat dhe shqiperia qe u dogj ne 94, firmat piramidale e sa te tjera

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kasem gahinji

                        Po', atyre ja u paguan Sorosi, per humanizem. Po ty kush ti paguan Avokatet? Ata amerikane kongresmene me te cilat ndave dollaret e Gerdecit? Mund te thuash se "I paguajne une, jam i pasur" Po, vertete, je i pasur, por... me cfare u pasurove? Me droge per te cileno je denuar ne Milano, me Gerdeci, me korrupsionin e Zenit si bashkepuntor. Ata qe te presi ne Amerike I dine keto veprimtari tuaja? Se po' ti dinin, NUK te prisni, se ndyheshin. Osé... Jeni bashkepuntor e krimit. Gjithsesi kjo eshte ceshtjen qe I takon FBI.

                        Përgjigjjuni
                        1. Mediu zagari i rruges qe leh per hesap te pronbarit te tij. E gezofsh klasen politike shqiperi Kaq

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje