Gjatë replikës në Kuvend, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ironizoi opozitën për përzgjedhjen e kandidatit në Tiranë, duke e quajtur “Zarin e Zenit” nga emisioni “Piranjat”.
Ai u shpreh se Tirana do të votojë sërish për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, ndërsa Ogerta Manastirliu është “njeriu i duhur në kohën e duhur” për kryeqytetin.
Fjala e plotë:
E kërkova fjalën për procedurë.
Neni 50: replika.
Për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë.
Deputeti ka të drejtën e replikës kur ndaj tij janë shprehur fjalë të padenja apo të pahijshme, ose janë bërë diskutime që kanë shtrembëruar thelbin e fjalës së tij.
Pra, njëri deputet s’ka folur këtu, nuk kam deformuar fjalën sepse sot s’ka folur.
Përdorimi i emrit nuk është sharje.
Po unë kur them emrin, nuk po të shaj, se s’ke folur.
Cilën fjalë të deformova kur s’ke folur?
Rregullat këtu vlejnë vetëm përbrenda kësaj seance.
Nuk e di pse u nxehët sa i përket kandidatit.
Ju e dini si dilni me ne në Tiranë.
E para: objektivin e kemi t’jua dyfishojmë diferencën.
Nga 40 që e kishim me ty, do ta çojmë në 80 diferencën, sepse Tirana voton Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.
O Belind, Tirana voton Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, dhe Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur në kohën e duhur për të shëruar edhe disa probleme të tjera që ka Tirana.
Ndërkohë që ju jeni aq të paaftë, sa në vend që të dilte njëri prej jush si kandidat, s’ua mbajti, dhe në fund e di si do të thoni:
“Po futëm këtë, prandaj humbëm kaq thellë, se po të kishte dalë ndonjëri nga ne, do humbnim pak më pak.”
Me këtë e keni thjeshtë.
Sepse morët Zarin e Zenit te “Piranjat” dhe e bëtë kukullën e Saliut për në Tiranë.
Kujtoni ju se Tirana s’e njeh “Zarin” e Zenit?
Ja, do ta shihni kur të votojë Tirana.
O koke katror , prin vendimin e gjykates kushtetuese nje here pastai ha mut
Nuk ka lidhje fare o tunxh .Po nuk pati zgjedhje ai nuk himb gje.Ai po flet se cfare do te ndodhe po u zhvilluan zgjedhjet.Pisat e PD e hajne me thelle se heret e tjera dhe do justifikohen si gjithmone.
Taulant ,qe mos ti prishesh pune Manastirliut ben mire te mos flasesh per zgjedhjet ne Tirane , ti e di mire qe askush nuk ta var ne Tirane dhe jo vetem ,se , po te kishe kredibilitet nuk duhet te pranoje te ishe ne listen e mbyllur per deputet.Je gabimisht edhe Kryetar i Gr. Parlamentar se nuk je i votuar nga populli keshtu qe nuk perfaqeson popullin por partine qe te emeroi deputet. Ju te listave te mbyllura nuk keni moral te flisni ne emer te askujt vec kryetarit qe ju ka caktuar deputet.
AI nuk po ha gje, as fyen njeri. Po thote"kur te votojne Tirana". Dhe nje dite do te votoje. Prandaj, o koke e rregull gjeometrike Mos fyej, Mos u nxeh. Nje pyetje per ty:Mos je gje "zari I Zenit"