3 çështjet kryesore për Metën në SPAK, që e shkalluan

18 Prill 2024, 09:31Politika TEMA
3 çështjet kryesore për Metën në SPAK, që e

Çështjet kryesore për të cilat po hetohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë 3: CEZ-DIA, deklarimi i pasurisë dhe çështja e lobimit me SHBA. Gazetarja e kronikës Glidona Daci ka dhënë më shumë detaje në lidhje me hetimet për këto dosje në Prokurorinë e Posaçme.

Glidona Daci: Meta ka qenë 2 herë i thirrur në SPAK për çështjen CEZ-DIA. Ka qenë vetë dhe ka dhënë shpjegime për këtë çështje.

Blendi Fevziu: A ka dosje tjetër për Metën?

Glidona Daci: Janë 3 çështje që janë duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme. Nuk ka emër të regjistruar të Metës në Prokurorinë e Posaçme sepse në momentin që bëhet një kallëzim penal, automatikisht, Prokuroria e Posaçme regjistron një procedim që regjistrohet me një numër të caktuar në bazë të veprave penale që janë bërë në kallëzim.

Blendi Fevziu: Kush janë 3 çështjet?

Glidona Daci: Çështja CEZ-DIA, çështja e lobimit me SHBA dhe gjithashtu kallëzimi që ka bërë avokati Idajet Beqiri për çështjen e operacioneve jashtë vendit, çështja e deklarimit të pasurisë.

Blendi Fevziu: Ku ka shkuar SPAK me çështjen CEZ-DIA?

Glidona Daci: Janë pyetur thuajse të gjithë personat që kanë patur dijeni, përfshirë edhe Kastriot Ismailin. Ai është thirrur dhe ka qenë disa herë në ambientet e SPAK. Kjo çështje është drejt përfundimit, me të gjithë personat që kanë pasur dijeni, kanë shkuar dhe kanë dhënë shpjegime në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Blendi Fevziu: A është një çështje që do të shkojë shpejt për gjykim?

Glidona Daci: Do të ketë një vendimmarrje nga SPAK nëse do të ngrihen akuza mbi personat që janë kallëzuar.

Blendi Fevziu: Po çështja e deklarimit të pasurisë?

Glidona Daci: Hetimi i pasurisë përfshin Metën dhe Kryemadhin, vazhdon të hetohet. Po bëhet akt-eksperimi i celularit që është gjetur në banesë. Ky celular është pretenduar që i përket zonjës Kryemadhit, ndërkohë që ky celular është sekuestruar nga agjentët e BKH-së në banesën e mamasë së Kryemadhit.

Edhe gazetari i kronikës Armand Bajrami, tregoi se cilat janë tre çështjet që SPAK po heton në lidhje me Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të cilat kanë ndikuar në këtë sjellje.

Bajrami: Janë tre dosje penale që objekt hetimi dhe verifikimi është dhe Ilir Meta. E para dosja CEZ DIA, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Meta ka dhënë dy herë deklarime në Prokurorinë e Posaçme. Për herë të fundit ka qenë në SPAK në tetor të 2023, ku e konsideroi si telenovelë. Kjo besoj se është një nga çështjet që mund të jetë në limit të përfundimit të saj.

Tjetër çështje në hetim, janë disa kallëzime nga Halit Valteri që ngre dyshime për shkelje ligjore të kryera nga Meta-Kryemadhi, duke ngritur dyshime për një pagesë të kryer në SHBA prej 700 mijë dollarë për lobim të LSI në atë kohë, të drejtuar atëherë nga Monika Kryemadhi.

Hetim tjetër është për Kryemadhin, nga avokati Idajet Qeqiri që ngre dyshime se ajo kishte kryer disa shërbime shëndetësore dhe estetike jashtë vendit dhe paratë ishin bërë nga para të pajustifikuara.

Dua të theksoj dhe një moment tjetër, referuar praktikës sidomos që zoti Dumani bën në hetimin e dosjeve të tij, hetim kapilar, çka do të thotë dhe pyetja ne njerëzve që në sytë e gazetarëve janë të parëndësishëm, pra njerëz të zakonshëm janë pjesë e deklarimeve që mund të kenë dhënë deklarime me vlerë.

Duma: Dosja që e agresivon sot Metën?

Bajrami: Që është një dosje penale ajo që ka bërë Metën të ketë sjelljet e fundit, besoj se është CEZ DIA, meqë mund të jetë dhe drejt fundit.

8 Komente

  1. Z
    ZOT fali ! Nuk dine cfare bejne !

    Macja SASHA me BANJO personale !!!!!!

    1. j
      jevgu

      Mero kena i kerkese qe ket ftyren e kti t smuri mos me e publiku mo. Sa kom hap faqen filloj tu lef qeni dhe erdhi ke koma djatht tu u prish.. Falimnerit ne avanc lol

    2. T
      Texas

      Eeeeeeeee , prandaj eshte ndare me Baxhell Moniken se po ja dredh me qenushken .A Like Like se per pidh qeni dot nuk Like

      1. u
        u shofshin si rrace !

        .... dhe ju qajne hallin shqiptareve !!!!!!!!!!

        1. B
          Berti

          E rrofsh sa malet o trimi trimave Avokat Romeo Kara. Ilir Meta ka vrarë njerez, vjedhur dhe plaçkitur, vetë dhe me organizaten kriminale të tij dhe prapë as prokuroria dhe as ai popull nuk ka nxjerrë ndonjë gjë që të ngjisë kundër tij. Janë vetëm 3 burra trima qe veçojnë, dhe që e meritojnë tu përmendet emri, legjendari Romeo Kara, Halit Valteri dhe Idajet Beqiri. Faleminderit juve. Ju uroj nga zemra dhe jam krenar që jam bashkekombasi juaj.

          1. A
            Asd

            Shume sakte. Bashkohem plotesisht me mendimin tuaj!

            1. D
              DinPak

              Shto edhe gazetarin Adriatik Hoxha.

            2. J
              Jonuz.lika.mesues.pensionist

              Korrupsioni..në..Shqipëri..është.ne.shkallen..me.te.larte..tekpafytyrsia.e.partiakve..dhe..e.pushtetarve..parulla.epasurimit.eshte..o.sot..o.kurr..sa.jemi.nekrye.te.popullit..per..ta..xhvat..sa..te..mundim.drejtesia..duhet..te.veproj.shpejt.eme.efiktivitet..lironi.popullin.te..marri..fryme.nga..keto..bajga..gomari

              Lini një Përgjigje