Gjatë konferencës për shtyp me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka pasur disa këshilla drejtuar Kosovës.
Kreu i qeverisë tha se është në interesin e Kosovës që të përparojë unilateralisht nëse është nevoja në realizimin e të gjitha kërkesave që janë në tryezën e dialogut.
Po ashtu, ai bëri thirrje që Prishtina zyrtare të mos bëjë asnjë hap të pakonsultuar apo të pakoordinuar me aleatët strategjikë.
Në fund theksoi se nuk fitohet e ardhmja duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme për shkak të këtyre veprimeve.
“Sigurisht që e kemi nxitur, e nxisim dhe do vazhdojmë ta nxisim dialogun e pazëvendësueshëm me asgjë tjetër, mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA kanë qenë, janë dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjes përfundimtare të Kosovës dhe të përmbushjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe është mirë që asnjëherë shqiptarët kudo ku janë, duke filluar nga shqiptarët në Kosovë të mos e harrojnë se pa Shtetet e Bashkuara nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës.
Interesi i SHBA-së në këtë rajon dhe specifikisht interesi i Shteteve të Bashkuara për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe në Kosovë, nuk është një interes i dorës së dytë, nuk është as edhe një interes i ndarë në çfarëdo aspekti nga interesi ynë në Shqipëri dhe në Kosovë për të ndërtuar një të ardhme në paqe dhe në prosperitet për gjeneratat e tjera. Padiskutim që ne ndihemi të keqardhur sa herë që shohim hapa mbrapa dhe padiskutim që ne jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij dialogu, padiskutim ne jemi të vetëdijshëm për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët për ata që sot jetojnë në Kosovë.
Padyshim jemi të vetëdijshëm edhe për faktin se në momente të caktuara, si rasti i sulmit terrorist në Banjskë, Serbia nuk është se e ndihmon gjithmonë siç duhet procesin, por ama në radhë të parë shqiptarët e Kosovës dhe pastaj të gjithë ne së bashku duhet të jemi të vetëdijshëm se është në interesin tonë, është në interesin e Kosovës që të përparojë unilateralisht nëse është nevoja në realizimin e të gjitha atyre kërkesave që janë në tryezën e dialogut, të cilat nuk janë kërkesa shtrënguese, nuk janë as kërkesa që Kosova të lëshojë një milimetër nga dinjiteti, sovraniteti apo ardhmëria e vet, por janë kërkesa që bëjnë të mundur përmes realizimit të tyre krijimin e një konteksti që e ngre lart republikën e Kosovës si një republikë që meriton të gjithë mbështetjen, të gjithë respektin, të gjithë besimin e aleatëve dhe të partnerëve tanë strategjikë, pa të cilët e ardhmja bëhet shumë me largët dhe e tashmja bëhet shumë më e ndërlikuar.
Edhe sot pasi kemi diskutuar dua ta përsëris apelin tim, apelin tonë për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar apo të pakoordinuar me aleatët tanë strategjikë sepse është në radhë të parë në interesin e tyre dhe patjetër është në interesin e aleancës sonë. Nga veprimet e pakonsultuar dhe pakoordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme, por nuk fitohet e ardhmja”, tha Rama.
Ik mor ordiner. Keshillat e tua jane helm. Cfare nuk bere kunder kosoves gjithe keto vite. Ndryshove qendrim qe pas ceshtjes mc gonigal se shkele ne derrasen me te kalbur qe mund te imagjinoje. Shume nuk e kuptojne.
Lexoni cfare thote ordineri i gjate: “Serbia nuk eshte se ndihmon gjithmone” . Qr kjo eshte e pabesueshme. Serbia nuk ndihmon asnjehere o legen. Madje vetem provokon, sulmon, manipulon dhe do bente gjithcka per ta pushtuar. Ky kari thote nuk eshte se ndihmon. Me siguri edhe ne serbi mund te gjesh me pak antishqiptare se ky.
Te gjithe shqiptaret ne Kosove, i madh e i vogel, jane e do te jene perjete mirnjohes SHBAve separi qe shetuan popullin nga kthetrat e hordhive çetnike serbe dhe edhe per krijomin e shtetit te Kosoves. Dhe Rama te mos beje hipokrizi, se kur shqiptaret ne Kosove po perjetonin tmerret e masakrave te pushtuesve serb, Rama ne ato kohe shetitej neper europe e lahej lakuriq ne brigjet e detit, prandaj nuk kane si ta harrojne shqiptaret shpetimin qe u erdhi nga SHBA. Nuk vuajti Rama me familje, por vuajten e u masakruane shqiptaret e Kosoves. Kaq demagog eshte ky Rama.
Ore Shkupi a keni llogjike ju kur flisni?! E keni akoma mendjen tek koqet e Rames kur lahej ne det! O pika qe sju bie! Ketu eshte fjala per fatet e nje kombi ju merreni me koqet e Rames....
Bir Selman i nenes ke te qaj me pare. Kaq miope jeni nga mendja mor te shkrete??? Rama ka vite qe e keshillon vellain e vogel qe une do e cilesoja Albinin si Carin me te madh qe ka patur Kosova pas llumit Bujar Bukoshi i cili akoma vazhdon dhe na tregon zbatimin e kushtetutes ne Kosove a thua ti se keta nuk e kane shkeluar ndonjehere dhe bejne te ndershmin pa kuptim.Ju loqet e Albinit sulmoni Ramen dhe nuk e terhiqni prej veshesh idiotin qe keni midis Prishtines por bini ne gracken e tij. Ju ka pjerdhur trute nje pjese prej jush dhe kjo eshte fatkeqesi sepse ju nuk kuptoni asgje dhe as do kuptoni qe Rama e ka sjelle Kosoven ne kete nivel ku ndodhet tani dhe perseri kerkon ta ngreje Kosoven akoma me lart pa synuar KURRE ta udheheqe ate. Ju jeni te lire te beni c'tu doje suma. Koken hengshit bashke me Kurt Bythen.
Shiqoni. te ruani kokat tuaja, se ato po i hani njeri tjeterit tash e 100 vite, si dikatir si ne “demokraci”. Pa sna keshillat ak si te bejme dhe ne ca plehra, so te vjedhim shtetin?!
Fjale me vend, por eshte fatkeqesi e madhe qe per shkak te ca aventuriereve, ta pesoje i gjithe populli i Kosoves.
O "Roberto", hengersh by... tende, te ngopesh me Kurtin!
O Nik nuk shikon se ca behet ti apo nuk je ne kete toke?? A nuk lexon dhe degjon kitikat qe po merr Kurt Suma rregullisht na faktori nderkombtar?? Kush ja ka fajin Kurtit qe nuk i punojne kandelet mire ne??? Ty te vjen keq per nje bajge si Albin Kurti??? Mbaje mend kete qe po tr them. Kurti do zbythet si Cecoja me nje kembe dhe do largohet nga qeverisja e Kosoves me turp sepse eshte kokeforte i pelqen vetja eshte delirant dhe i duket sikur vetem ai e shpeton Kosoven dhe ky manalli fluturon me pras ne bythe. Per ca qe i fryjne ketij budallai ne vesh se do behet udheheqes i te gjithe shqiptareve ky vetem udheheqes i ketij timit mund te behet o Nik djali.