Baza ajrore e Kuçovës ishte pjesë e bisedimeve dypalëshe mes kryeministrit Rama dhe sekretarit Anthony Bliken, zbuloi zyrtari i lartë amerikan gjatë konferencës dypalëshe.
Shefi diplomacisë amerikane zbuloi se kjo bazë do të jetë gati muajin e ardhshëm dhe do të ketë ndihmën e të gjithë vendeve partnere në NATO për pajisjen e saj me teknologjinë më të fundit.
Blinken vlerësoi lidershipin e Ramës dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën që nga ditët e para të agresionit rus si dhe misionet e NATO.
“Ju falënderojmë për mikpritjen dhe për bisedën e drejtpërdrejt dhe të sinqertë. Kryeministri është një partner i jashtëzakonshëm i SHBA. Ky partneritet është më i fortë se ka qenë. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin.
Folëm për punën e fortë për penëmbajtjen sa i përket Ukrainës. Diskutuam sot dhe për sfidat me të cilat përballemi dhe u fokusuam te çështjet e sigurisë. Shqipëria ka qenë një mbështetëse e Ukrainës dhe ka dërguar ndër të parat armë për të përballur agresionin rus. Përgjatë 15 viteve në NATO, Shqipëria ka dhënë kontribut thelbësor.
Muajin e ardhshëm, Shqipëria përuron bazën në Kuçovë. Të gjithë anëtarët do të sjellin kontributin e tyre. Çdo aleat ka rritur vitet e fundit shpenzimet për mbrojtjen. Jemi falënderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe po mban detyrimet”, tha sekretari Blinken.
Më tej, sekretari amerikan zbuloi se gjatë takimeve me Ramën bisedoi dhe për sulmet kibernetike të Iranit dhe kontributin e SHBA për përballimin e tyre, teksa nuk harroi të falënderonte Shqipërinë dhe shqiptarët për mikpritjen e mijëra afganëve.
God bless USA!
AMIN
Ta gezoni kolonizimin Cifuto Amerikan dhe raketat hipersonike Ruse ne Shqiperi. Pilotet ukrainas do perdorin Kucoven per te Goditur Rusine me Avoinet F 16
Çfar fitimi ka Shqipëria nga një bazë me aeroplan dhe pilot amerikan e Shqipëria pa asnjë aeroplan.Cilat janë ndihmat objekte apo lekët që ka përfituar nga Amerika për 30 vjet.
Ku palla Amerikon nuk erdhi per interesin e shqiptareve por per interesin e kompanive amerikane qe jane mbrapa demokrateve amerikane. Kush ngazellehet nga kjo vizite eshte thjesht nje naiv
USA ne ekonomin serbe ka investuar 7.8 here me shume ne proportion me popullsin se ne Shqiperi .Nuk e kuptoj si ka mundesi qe nje aleat strategjik i Shqiperis investon ne ekonomin serbe ne kete mase dhe ketu vetem per lufte?
Problemi është që klasa politike e Shqipërisë por edhe e gjithë Evropës lindore është e kapur nga perëndimi. Këta nuk punojnë për interesin e popullit por për interesat e perëndimit. Perëndimi nuk investon kot ne bursa shkollash, master degrees në ajkën e rinis. Keta kur kthehen në atdhe dhe futen në politikë punojnë për interesat e këtyre qe i sshkolluan. Shkurt agjentë për interesat e perëndimit. Presim në 30 vjet e kusur vetëm të fillojmë negociatat për evrop