“Keqardhje që zgjodhët darkën në Mynih”- Rama batuta me Blinken: Ushqimi gjerman s’është aq i shijshëm!

15 Shkurt 2024, 17:50Politika TEMA
“Keqardhje që zgjodhët darkën në Mynih”- Rama

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës së përbashkët në godinën qeveritare, teksa u shpreh se “ndjej keqardhje që zgjodhët darkën në Mynih”.

“Zgjodhët ushqimin dhe jo aq të shijshëm gjerman”, u shpreh kreu i qeverisë, duke theksuar se “por ne tonën e bëmë, darkën e kishim gati”.

Rama theksoi se integrimi i vendit në BE, varet nga Shqipëria dhe aleatët e saj europianë.

Rama: Nuk mund të mos e ndaj me publikun keqardhjen që mes një darke me ne në Shqipëri dhe një darke në Mynih ku duhet të niseni menjëherë zgjodhët ushqimin dhe jo aq të shijshëm gjerman. Por ne tonën e bëmë, darkën e kishim gati.

Jemi shumë të nderuar nga vizita e tij. Mund ta them pa asnjë zbukurim diplomatik se jam shumë i kënaqur nga bashkëbisedimi i hapur dhe nga niveli ndërveprimit mes nesh.

I shpreha sekretarit të Shtetit përveç ndihmës që patëm nga SHBA në OKB dhe suksesin e misionit tonë në 2 vitet që qëndruam si anëtarë jo të përhershëm.

Nga ana tjetër dua që publikisht ta falenderoj edhe për mbështetjen që shihet pak, por që është e vazhdueshme, e rëndësishme dhe dobishme për ecurinë e vendit në procesin e anëtarësimit në BE.

Varet nga çfarë bëjmë ne, nga aleatët tanë në BE, por prej disa vitesh kemi ndjerë interesim e vazhdueshëm të administratës amerikane dhe DASH, faktit që në vazhdimësi sekretari në takimet me aleatët evropianë nuk lë pa nënvizuar nevojën për të shtyrë më tutje këtë proces të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

11 Komente

  1. K
    Kaq e thjeshte.....

    E ke gabim ....corapekuq....ushqimi gjerman eshte mjaft i shishem...nuk mund te flasesh per ushqimin gjerman dhe shishmerine e tij.....kur jeton ne Tirane....pastaj eshte pune shije.....per ke do....

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tino

      Ushqimin tone e kontrollon AKU merjau, e di ti qe AKU eshte nje nga organet me kompentente ne bote?

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fatimja

      Blinken e ha darken ne oren 18:00, pra do ta konsumoje ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Për gomerët që ju ka rënë bingoja të na drejtojnë.

        Si gjithmonë, me parafrabrikate të trasha, nuk humb rastin të konfirmojë që është po aq gomar sa Sali Berisha. Vetëm pak vite më parë shoqëria franceze Michelin, e çmimeve më prestigjoze të gastronomisë, në një studim disa vjeçar, publikoi që vendi në të cilin ushqehej më mirë në Europë ishte Gjermania. Publikimi, në fillim bëri të kërcejnë përpjetë italianët, por që më pas patën rastin të turpëroheshin. Michelin kishte testuar disa faktorë kompleksë, duke krijuar një formulë që përdoret në çdo indeks dhe vlerësim ndërkombëtar. Disa nga parametrat me të cilët Gjermania shkëlqente ishin; Niveli i kulturës kombëtare së ushqimit të shëndetshëm tek gjermanët. Niveli i lartë i vlerave ushqimore tek prodhimet gjermane, që përfshijnë nivelin proteinik, sasinë vitaminave. Vendi me prodhimin dhe konsumin më të lartë në botë të prodhimeve BIO. Vendi me kontrollin më rigoroz në botë të ushqimeve që vijnë nga importi. Vendi me Nivelin më të lartë me laboratorë studimi agroalimentar , të shkollave të shkencës alimentare, të shkollave të gastronomisë dhe hotelerisë. Numri absolut më i lartë në botë për restorante të nivelit të mesëm dhe elitar. Numri më i lartë në botë për klientë nacionale që frekuentojnë restorante të nivelit të lartë brenda Gjermanisë. Vendi me numrin më të lartë në botë, të banorve të saj, gjermanëve, që frekuentojnë restorante elitare në gjithë botën. Efiçenca për të siguruar dhe prodhuar me çmime kompetitive, produkte të çmuara agroalimentare, shumë të shtrenjta dhe të pakapshme për 90% të kontinentit. Aftësia për të prodhuar me anë të kompanive gjermane teknologjikisht të avancuara, në të gjithë kontinentet, prodhime ushqimore që nuk mund të prodhohen në Gjermani si psh; kafja, kakaoja, erëzat, etj. Vendi me Nivelin e fabrikave dhe teknologjisë alimentare më të zhvilluar të kontinentit. Vendi me rezervat më të mëdha dhe cilësore ushqimore në rast emergjence.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I

          Cfare ke derdellitur ketu ore? Fjala eshte qe kuzhina gjermane eshte kot, thuajse inekzistente. Per kete e kishte fjalen Rama. Gjermania nuk njihet per ushqime te shijshme. Dhe numrin me te madh te restoranteve me te mira ne bote e ka Franca, sipas vete firmes Michelin qe ke cituar ti.

          Përgjigjjuni
          1. *
            *****

            He te lumte goja c ja bere mire atij qe derdellit ne menyre shkencore! Ju patronazhistat bashke me 300 evrovistat, po nuk e lexuat fjalen sufllaqe nuk ka kuptim asgje tjeter qe ka te bej me ushqimin.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Eno

            O budalla, cfare na liston kot ushqimet bio dhe vlerat ushqyese te Gjermanise? E ka fjalen per kuzhinen gjermane. Ashtu si Anglia, Gjermania nuk njihet ne bote per kuzhinen e mire apo te famshme, ndryshe nga Italia dhe Franca qe kane gatime tipike te vetat, qe i njeh gjithe bota. Cfare ka kuzhina gjermane tipike te veten? Patate, salcice dhe birre. Kuzhina italiane dhe franceze jane me fame boterore, ndersa ajo gjermane nuk eshte e njohur. Dhe sic e tha parakomentuesi im, shteti me numrin me te madh te restoranteve me yje nga Michelin, eshte Franca.

            Përgjigjjuni
          3. A
            Arli

            Ik mor kryeminister palaco. Do haje darke me ty Blinken?! Ti vec me mc gonigal qe paguaje dhe me ata qe nenshtron dhe te servilosen mund te hash plot darka

            Përgjigjjuni
            1. R
              RAIFI

              Heret apo von shpëtimi i shqiptarve do vie nga Gjermania siq erdhi gjat luftës së Dytë Botërore kur bashkoi viset shqiptare për herë të parë.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kinostudio

                Batutat e "Duces"!

                Përgjigjjuni
                1. m
                  moj e mjera shqiperi

                  I neveritshem i skajshem,ky dylber lakey i ketij vendi,qe nga bytha cope me islamistin erdogan deri,ne perkulje dhe shakate bajate me blinken.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje