"Krenar për partneritetin Shqipëri-SHBA në mikpritjen e afganëve", Blinken: Shqiptarët treguan bujarinë e tyre

15 Shkurt 2024, 15:44Politika TEMA
"Krenar për partneritetin Shqipëri-SHBA në mikpritjen e

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se është krenar për partneritetin Shqipëri-SHBA në mikpritjen e afganëve që u larguan nga Afganistani pasi pushtetin e morën talibanët.

Duke falënderuar Shqipërinë për mikpritjen e afganëve, Blinken tregoi edhe raste të disa prej vajzave afgane të cilat tanimë kanë arritur të shkollohen dhe kanë ide për të hapur bizneset e tyre.

“Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane dhe kjo tregon bujarinë e shqiptarëve dhe mirëpritjen.  Nuk është vetëm fakti që ju po i prisni ato me krahët hapur por edhe mënyra sesi po i mirëprisni ata.

Dua t’ju them se ishte emocionuese për mua që mes refugjatëve afganë ishin 2 prindër burrë e grua që kishin 5 fëmijë dhe secili prej këtyre 5 fëmijëve ishin numër 1 të klasat e tyre. Por kur talibanët erdhën në fuqi, vajzat nuk mund të shkonin në shkollë. Sidoqoftë ata u përpoqën të gjenin mënyra për t’u dhënë mësim vajzave të tyre.

Ato teksa kanë qenë në Shqipëri, kanë mësuar anglisht në mënyrë fluente. Një nga motrat do të jetë në sektorin e modës, tjetra në sektorin e biznesit.

Unë u dhashë ide që të mund të punojnë në biznesin e tyre për modën. Mund të shikoni shpresën e jashtëzakonshme në sytë e tyre, shpresë që ua hoqën talibanët po iu ringjall pasi erdhën në Shqipëri. Jam krenar për partneritetin tonë për të ndihmuar afganët”- tha Blinken.

2 Komente

  1. T
    Tom

    Po pse nuk I merr ne USA o trim?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eagle

      Po Ju plehrat e Amerikes thate qe do ti merrnin ne Amerike dhe ketu do ishin vetem perkohesisht atehere PSE I late ketu dhe as leke nuk jepni por Po I mban shteti me leket e taksapaguesve te varfer Shqiptar. Keshtu e bete dhe me 7000 terrorist Iranian qe sua pranoj asnjeri ne BOTE por kur gjeni popull gomar dhe debil mire beni. Njerezeidiotase shumica e Shqiptareve nuk Kam pare asgjekundi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje