Pas Begajt, Blinken takon kreun e SPAK Altin Dumanin te Piramida

15 Shkurt 2024, 15:14Politika TEMA
Pas Begajt, Blinken takon kreun e SPAK Altin Dumanin te Piramida

Sekretari Amerikan i Shtetit vijon vizitën zyrtare në Tiranë.

Pas takimit me presidentin Bajram Begaj në Presidencë sekretari amerikan i shtetit u vendos tek Piramida ku po takohet me kreun e SPAK, Altin Dumani.  


Pas këtij takimit do të takohet me Kryeministrin Edi Rama ku pritet të ketë dhe konferencë ku dhe do të firmosen dy memorandume.

E ndërsa Tirana është veshur me flamujt amerikanë për ta mikpritur, është blinduar nga forcat speciale të cilat ruajnë numrin dy të administratës së SHBA gjatë vizitës së tij në Tiranë.

 

 

Lini një Përgjigje