
Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke i uruar mirëseardhjen.
Nëpërmjet një postimi në “X”, teksa e ka cilësuar vizitën e Blinken në Shqipëri si historike, amabsada ka bërë me dije edhe axhendën e tij.
Krahas takimeve me Presidentin Bajram Begaj dhe Kyreministrin Edi Rama, Antorny Bllinken do të takohet dhe me krerët e Drejtësisë
“Mirë se vjen në Shqipëri Antony Blinken!
Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve.
Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës.
Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.
ju duhet te bisedoni jo vetem me SPAK un po dhe gjykatesit sepse jane haduter-kriminela qe po tallen me popullin po lene saliun me shoke te livadhisin
po muli nuk doli te protestonte ai premtoi
SPAK nuk eshte ne gjendje tja trasmetoje prokuroreve dhe gjyqtareve ate cka ju kerkoni. Nuk e shikoni si po tallet Saliu me Ramen e Lulken me ju te amerikes. Drejtesia spo pyet per askend, vec xhepit te vet. Deshtoi dhe reforma juaj. Duhet nje reforme tjeter. Harxhoni ca para te tjera.
Gjykatesit dhe Arben Servet Pellumbi jane mburoja e fundit e perbindeshit te Vicidolit me kontribute katastrofike agjenturore, vrasje, vjedhje perdhosje te shqiptareve.