Ministri Hasani pret Blinken: Partneriteti strategjik i Shqipërisë me SHBA vetëm do forcohet

15 Shkurt 2024, 12:11Politika TEMA

Ministri Hasani pret Blinken: Partneriteti strategjik i Shqipërisë me

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka përcjellë një mesazh pas pritjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili zbriti pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit.

Hasani, krahas një fotoje nga takimi me Blinken, shkruan në rrjetin social 'X' se partneriteti me SHBA-në, aleatin e vjetër të Shqipërisë, vetëm forcohet.

''Mirë se erdhe Antony!


I lumtur të mirëprisja Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.


Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-të, aleatin tonë të kahershëm, do të forcohet akoma edhe më shumë, ndërtuar mbi një themel të fortë mes vendeve dhe njerëzve tanë.


Jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të çmuar.


#Krahpërkrah'', shkruan Hasani. 

Lini një Përgjigje