Rithemelimi vijoi kaosin me zhurmues në sallë, miratohet projektligji për lojërat e fatit

15 Shkurt 2024, 10:33Politika TEMA
Rithemelimi vijoi kaosin me zhurmues në sallë, miratohet projektligji

Nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet në parlament as në senacën plenare të kësaj të enjteje në parlament. Ishin deputetët e Rithemelimit, të cilët me pankarta në duar rrethuan foltoren e Kuvendit.

Nën vërshëllimat e bilbilëve, deputetët bllokuan punimet e Kuvendit duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në fjalën e saj hyrëse tha se interpelanca e kërkuar nga PD me kryeministrin në lidhje me inceneratorët, do të bëhet me ministren e Shtetit Elisa Spiropali për shakak të angazhimeve të kreut të qeverisë.

Deputeti i PD Arbi Agalliu nuk pranoi ta bënte interpelancën me Spiropalin, duke bërë që kryetarja e Kuvendit të kalonte direkt në votimin e projektligjeve.

Nën vërshëllimin e bilbilave parlamenti votoi ligjin për rikthimin e basteve sportive me 72 vota pro.

Seanca plenare u myll brenda 15 minutave nga fillimi i saj, ku maxhoranca kaloi pa asnjë diskutim të gjitha projektligjet dhe pikat në rendin e ditës.

 

 

1 Komente

  1. p
    popull

    Rrini si mut nashti o legenat e Sali loqes

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje