Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhuar axhendën e Antony Blinken në Tiranë.
Blinken pritet të mbërrijë në Rinas rreth orës 11:00, ku do të pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Më pas Blinken do të takojë punonjësit e ambasadës amerikane dhe afganët e strehuar në Shqipëri.
Më tej Blinken do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj, e më pas në 15:35 Blinken do marrë pjesë në një aktivitet me të rinj.
Vizita përmbyllet me takimin me Ramën, nënshkrimin e dy marrëveshjeve dhe më pas konferenca për shtyp me kryeministrin.
Axhenda
Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Ora 14:15 Blinken takohet me afganët e strehuar në Shqipëri
Ora 15:05 Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj
Ora 15:35 Blinken mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”
Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.
Ora 5:55 Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin Kundër Manipulimit ë informacionit të Shtetit të Huaj
Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi
Mire se vjen zoti Blinken,,,
ca gazetare specialista thane se ky sikur do takonte dhe Salen ....
Jo vetem ta takonte , po ti lutej te hiqte Sala akuzen ne zyren avukative te Parisit kundra tij ....hahahahahahahahahahah me det se cplera kishim dhe kemi , me det ... Se Salia e hodhi ne gjyq Sekretarin e DASH .....vec nuk sqaroj hollesira per mashtrimin e radhes ...me shpresen se dikush do ta pertype karemin e Salies .....