Kur Berisha erdhi në pushtet, nga vizita e një sekretari Shteti - Parodia berishjane me vizitën e Blinken

14 Shkurt 2024, 18:45Politika TEMA
Kur Berisha erdhi në pushtet, nga vizita e një sekretari Shteti -

Nga Ylli Pata

Njerëzit e Foltores po mundohen ta relativizojnë vizitën e Antony Bliknen në Tiranë, duke i mbeshur kësaj vizite një aradhë të precedentëve të shumë sekretarëve të Shtetit që kanë vizituar Tiranën zyrtare.

Pasi tentuan ta lidhin pa lidhje me McGonigal, tani po thonë që është një nga turet normale që kanë bërë James Backer, Madlene Albright, Colin Powell, Hillary Clinton e John Carry.

Por këtu ka një logjikë që foltorja e harron. Sali Berisha ka ardhur në pushtet vetëm nga një vizitë e një sekretari Shtetit të SHBA. James Backer, i cili erdhi në Tiranë incognito, por që vendosi që të mos lërë gjatë qeverinë e stabilitetit të krijuar me një koalicion PS-PD. 

Kjo qeveri jo vetëm u krijua nga një ide amerikane por u mbështet fort nga Uashingtoni. i cili më në fund mendoi se “mos po i japim oksigjen komuniztëve”. Në parim kishin të drejtë, por taktikisht ajo që ndodhi ishte shpërthimi i ferrit. Ndodhi tmerri i një kaosi edhe më i keq se 1997. Pra Sali Berisha erdhi në pushtet nga një vizitë e Sekretarit amerikan të Shtetit. 

Por për vjet në pushtet, edhe pse hyri 2 herë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, çka është një zhvillim i rëndësishëm, Berisha në qeveri nuk e pati një vizitë të një sekretari Shteti. Sepse DASH, që herët e deligjitimoi pushtetin e tij. 

Në qeverisjen e dytë si kryeministër, në vitin 2012, Sali Berisha takoi dy herë Hillary Clinton kur ishte Sekretare Shteti. Një herë në Uashington, e një herë në Tiranë. Ishte koha kur PD-ja pagoi kompaninë Podesta si strategjiste e saj, e megjithatë, të dyja takimet me zonjën Clinton kanë qenë më shumë sesa politike.

Hillary Clinton nisi atë process, duke pasur edhe fuqinë e reputacionit të saj e familjes me shqiptarët, të një marrëdhënie me Shqipërinë përtej qeverisë. Clinton ishte ajo që ndikoi fort në ardhjen e FBI për të hetuar 21 janarin në Shqipëri. Ku FBI ishte jetike për të nxjerrë të vërtetën e vrasjeve. Clinton ishte jetike në mbrojtjen e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe Presidentit Bamir Topi. 

Hillary Clinton ishte jetike në krijimin e një klime jo përplasjeje por demokratike në Shqipëri. Ishte Clinton që pasi takoi Edi Ramën gjatë vizitës në Tiranë në 100 vjetorin e pavarësisë në 2021, që e futi opozitën në shinat parlamentare dhe institucionale.

E të vijmë te Antony Blinken. Ai vjen edhe për zhvillime të rëndësishme rajonale e globale, por mbi të gjitha vjen për të ritheksuar qëndrimin amerikan për non gratat. Të cilët jo vetëm janë jashtë orbitës, por që konsiderohen si elementë jashtë interesave amerikane. E një nga të rejat e vizitës së Blinkenit, përveç të tjerat do të jetë qëndrimi për non gratat. 

E ka shumë gjasa që të tregojë edhe më shumë nga provat që qeveria amerikane ka në dorë. Madje avokat Ngjela ka thënë se do të vijë me dosje me vete. E vërtetë? Të shohim!

6 Komente

  1. S
    Shkembi

    Ketyre palacove u ka humbur pordha veren e c’thone ne darke e kundershtojne ne mengjes. Eshte humbje kohe te kerkosh serjozitet tek plehra si Meta e Salehu

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Non grata Universal , është kanceri qe ka goditur shtetin shqiptar. Pa u zhdukur ai dhe zagarët udhujza te kombit që i shkojnë mbrapa, Nuk mund të këtë zhvillim normal. noku, rroku, dhe frroku te kthehen ne koperativat malore.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vranakonti

      Tani Sali Berisha eshte bere nje limon i shtrydhur,nje lecke pavlere qe eshte hedhur ne koshin e plehrave.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Murriz i paedukate, tarrallak i ndyre. Edhe nje femije nuk sillet dhe flet si ty . Kur u katandis PD me njerez si ty vazhdo kakaris ti gjel ne maje te plepit . Ti je niveli zero po zero fare. Fare e keqe qe nuk do mbij kurre ashtu nje kokerr e zeze derisa sa te kalbet dhe te zhdukesh do jesh . Edhe ne pyll nuk flitetdhe bertit si gjembi i zi Murrizi . Mos more njerez na i nxirrni keto fytyra te ndertuara me pune vullnetare neper ekrane. I ndyjne ekrat , emisionet dhe gjuhen dhe kulturen te mrekullueshme qytetare. Murrizi flet si lopcare aq e ka diapazonin ….. cfare prosni????????????? Lopa , demi, kau, derri , macja Murriz jepi muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patriot of USA ????????

          Blinkenit I tha Netanjahu hajde me bej nje gojore dhe ai vjen per nje gojore nga skenderbeu... Qeveria me e deshtuar ne USA.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enea

            Kur Berisha ishte ne pushtet, ne Tirane erdhi presidenti me i fuqishem i botes, George W Bush. As une se kam qejf Berishen, por mos ti harrojme ca gjera te rendesishme.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje