Vizita e Blinken, Tarifa: Nuk ka vend për takim me opozitën. Berisha i mohuar nga SHBA, për amerikanët nuk ekziston

14 Shkurt 2024, 14:00Politika TEMA
Vizita e Blinken, Tarifa: Nuk ka vend për takim me opozitën. Berisha i

Ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa thotë se vizita në Tiranë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që do të zhvillohet më 15 shkurt, ka në agjendë marrëdhëniet e SHBA me shtetin shqiptar dhe nuk ka vend për takime me opozitën.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Tarifa u shpreh se Sali Berisha është i mohuar nga SHBA dhe se për amerikanët, ai nuk ekziston.

“Edhe kjo është nje vizitë ndërshtetërore. Marrëdhënia e DASH, si administratë amerikane, mbahet me qeverinë e Shqipërisë, kryeministër i së cilës është Edi Rama.

Ai është mikpritësi në këtë shtëpi dhe ambasada amerikane sigurisht. Për opozitën nuk ka vend. E para, Sali Berisha nuk hyn asgjëkundi këtu. Ai është i mohuar, për SHBA ai nuk ekziston, nuk është një politikan që duhet marrë në konsideratë.

Për opozitën tjetër, është e përçarë. Tjetra është një opozite që ende nuk po jep shenja jete. Nuk besoj hyn në këtë agjendë.

Kjo është agjenda për marrëdhëniet e SHBA me shtetin shqiptar, jo me opozitën. Opozita është e ngrehinës politike, por në këtë rast është shteti”, theksoi ai.

 

4 Komente

  1. S
    Sllobodanka

    Le te mos na perfille SHBA, ne kemi Rusine e Vladimit Putinit, qe do te pushtoje gjithe Europen!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Dakort por kaq nuk mjafton. Ai duhet te sjelle me vete fermanin qe keto kavje ti shpalle Grupim Terrorist

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eduarti

        ,jafton dhe tepron bile ....amerikanet krijuan kornizen e re te drejtesise shqiptere , e financuan ate me miliona $ , dhane dhe te dhena te bollshme , dhane direktivat dhe "titujt e nderit " Non Grata ...dhe ne duhet te vazhdojme vete tani e tutje , ti kapim , ti gjykojme ne baze te ligjeve tona e rasim brenda kedo qe eshte jashte kornizes se drejtesise , kedo ama nga i pari dhe deri te i fundit ...dhe jo ti zarisim proceset qe te behen mullar dhe te pamundura te gjykohen ....po ne si femije qe quravitemi e qajme perhere nuk kemi per tu ritur kurre duam qe deri sa te vdesim te na ushqejne te tjere...e kjo nuk mund te ndodhe ....kape dhe rase brenda Ilir Meten i thosh Donald Lu Tik Llalles .....amerikanet ta kane fajin ?????????? Ku eshte Tiku ???? Cfare di qe nuk jep sinjalin te Europoli qeveria jone ?????? E shikon shoku ??? Sta kane fajin te huajt partneret tane , por fajin e kemi vete ne ....

        Përgjigjjuni
      2. N
        Njesiti gueril ne veprim.

        Degjoni kete birbon djalin e Sevo Tarifes (shef i shefave te keshilltareve te Enver Hoxhes) qe ja nxine jeten shqiptareve e tani kane lene pas kelyshet e tyre per te vazhduar traditen. Ky ish Ambasador ne Amerike ne kohen e Fatos Pijedashesit beri gjemen duke vjedhur ne kete ambasade deri ne lyerjen e saj dhe me pas nuk u kthye ne Shqiperi se nuk e "lejonte" doktori per te udhetuar me avion ne lartesi te medha per shkak te dhimbjes se gjurit????? Me mbylljen e procesit me procedure kalim afati (si e vjedhjes se Lul Bashes ne Rrugen e Kombit), tashme gjezdis krenar por i dhjere se nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston me asnje problem me gjurin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje