Takimi me Ramën, Charles Michel zbardh diskutimet: Ne e mbështesim Shqipërinë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

14 Shkurt 2024, 17:00Politika TEMA
Takimi me Ramën, Charles Michel zbardh diskutimet: Ne e mbështesim

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel.

Në një postim në X, Michel thekson se ka diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

"Me @ediramaal, diskutuam për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës.

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë.

BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën", shkruan Michel. 

Lini një Përgjigje