Blinken në Tiranë, numri 2 i PD: E rëndësishme për popullin shqiptar, s’është rutinë! Do t’i dëgjohet zhurma diku tjetër

14 Shkurt 2024, 19:38Politika TEMA
Blinken në Tiranë, numri 2 i PD: E rëndësishme për

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko deklaroi se vizita që pritet të mbajë nesër sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë nuk është ‘rutinë’. Në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Bejko u shpreh se vizita të tilla kanë qenë gjithmonë të rëndësishme jo vetëm për elitën politike por edhe për popullin shqiptar.

“Vizita e sekretarit amerikan të shtetit në Shqipëri duke qenë se kemi të bëjmë me një vend të vogël nuk mund të konsiderohet rutinë por natyrisht të tilla vizita janë si puna e avionit që me sy e shikon tjetër kund dhe zhurma i dëgjohet tjetër kund. Kam përshtypjen se kjo vizitë do jetë e këtyre përmasave.

GJithmonë vizitat e sekre4tarëve amerikanë të shtetit që kanë ardhur në Shqipëri në mos drejtpërdrejtë për elitën politike, ka qenë e rëndësishme për popullin shqiptar. Edhe për faktin që Shqipëria të jetë gjithmonë në agjendën amerikane. Amerikanët, Ballkanin duket sikur e kanë pjesë të politikës së brendshme.

Duan që Shqipëria të dalë nga gropa e gjirizeve të trafiqeve ndërkombëtare dhe t’i kthehet normalitetit. Demokracia e vendeve të rajonit duhet të jetë e garantuar në momentin kur funksionojnë pushtetet. Prandaj është e rëndësishme edhe Reforma në Drejtësi që është bërë në kujdesin e posacëm të SHBA-ve”- u shpreh Bejko.

7 Komente

  1. N
    Noci

    Mos u beni xheloz mor trima.Sekretari Blinken vjen ne nje nje vend te vogël por aleat dhe mik i SHBA .Nuk vjen as per trafiqe,as per ti tërhequr kujt veshin por per vizitë ku do nënshkruhen edhe marreveshje.Ato pastaj jo trafiqe apo gerr merre qe thoni ju Shqiperia i ka lene pas.Ju shikoni partinë qe e keni cope cope duke e lene vendin pa opozita se po te kishte do ishte takuar edhe me opozitën por sigurisht jo me Berishen

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gurabardhi

      Ky infantili Basha, sikur të kujdesej për partinë aq sa kujdeset për flokët, nuk do të mbetej me tre deputet. Ky nuk bën as për roje tek dera e SHQUP-it.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaqo Çyfeku

        Degjojeni kete filozofin e Lazaratit o njerez se ky edhe mutin e ngateron me hallven, ndaj per Roland Bejkon une bej ndonje mullar çdo mengjes...

        Përgjigjjuni
        1. f
          frini

          Bejko eshte nje idiot. Blinken ka ardh te shpetoje pushtetin e Rames.Vizita e Blinken eshte me pak e rendesishme se nje vizite e Alex Soros.Cdo gje ne jete Blenken e ka nga Soros:Vilat,makinat, shtepine e shkollen e femijeve...karfizen e gravates e te brendeshmet e gruas...vete,gruaja ,babai e nena kane punuar per SOROS.

          Përgjigjjuni
          1. R
            RAIFI

            Bljnken vie në Tiranë që mënyrë diplomatike të i thot Edi Ramës hiq dorë nga Serbia e Vuçiq se ata janë pjell e Rusisë dhe këghehu interesave të Kosovës.Amerika ka investuar miljarda dollar në luftë për çlirimin e Kosovës ndersa Edi Rams me ca halabak nga Kosova duan të ia japin 1/3 e Kosovës Serbisë.Kjo pra është legjenda e vizitës,rezultatet do vërehen me kohë nëse jo Rama ikën për lesh.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Striker

              Shqiperia ka 33 vjet qe Po Shkaterrohet, Shpopullohet, Bodhet, Grabitet, futet LGBT nga Amerikanet nderkohe qe Bashkimi Sovjetik me 15 vjet e rindertoi Shqiperine dhe e fuqizoi. Amerika eshte mallkimi une dhe duhet Shporrur se Po na zhduk

              Përgjigjjuni
              1. L
                London

                Hahaha edhe hallvën e ngatërron me mutin ky Bejko ???? e madhe kjo thënie e Gaqos. Me shkrive duke qeshur në mëngjes more hahaha

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje