Basha për vizitën e Blinken: SHBA ka te PD një faktor politik krenar për aleancën, marrëdhëniet strategjike nuk i fus në çorapet e pista të politikës së përditshme

15 Shkurt 2024, 09:52Politika TEMA
Basha për vizitën e Blinken: SHBA ka te PD një faktor politik

Kryetari i PD Lulzim Basha ka folur para nisjes së seancës në Kuvend në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken. Ai tha se vizita e tij tregon forcën e Shqipërisë dhe vjen në një moment të veçantë edhe për Kosovën.

Basha u ndal në marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe SHBA-së duke thënë se dy vendet kanë një lidhje të fortë pavarësisht se kush është në qeveri apo opozitë.

Ai tha se këtë vizitë “nuk ka ndërmend ta fusë në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”, duke mos pranuar të japë komente të tjera përtej marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

“Pa mbështetjen e SHBA Kosova zor se bëhej e pavarur, ose i rezultonte fushatës genocidale. Marrëdhëniet strategjike nuk mund të futen në çorapet e pista të politikës të përditshme të Tiranës. Janë të tilla se kalojnë përtej personave. Se kush është në qeveri e opozitë.

Sot dua ti uroj mirëseardhjen Blinken. Te PD, SHBA kanë dhe do kenë një faktor politik krenar për aleancën me SHBA, siç e ka provuar shpesh herë me një çmim të lartë për të mbrojtur parimet.

Sot është koha që shqiptarët të mos përtypin cic micet e ditës që do u ushqejë me lopatë kryeministri, por të shohin përtej, vizitë që sinjalizon fuqinë e kombit shqiptar me SHBA. Vjen në një moment të veçantë dhe për Kosovën, s’kam ndërmend ta fus në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës”, tha Basha.

 

3 Komente

  1. E
    Emigranti

    Çorapi i fëlliqt ka kurajën të akuzojë. Ku je SPAK që nuk e mer nën hetim këtë farabut,për dëmet dhe veprat penale që ka bërë?

    Përgjigjjuni
    1. p
      paemerr

      ti je nje çorap pis per vete ,kot mundohesh te distancohesh nga "politika pis" ti je koke e kembe pjese e saj se kjo e fundit te beri milioner mor plehre hipokrite ...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        PD mbetet nje faktor terrori, ndaj dhe Blinken nuk pordhi asnje nga ju plehra. Boll kushtet teater. Tani kerkohet te distanciheni realist nga krimet e shkuara.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje