Sekretari Blinken mbërrin në Kryeministri, takohet me Ramën

15 Shkurt 2024, 16:09Politika TEMA
Sekretari Blinken mbërrin në Kryeministri, takohet me Ramën

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas takimit me të rinjtë në ambientet e Piramidës në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i është drejtuar ambienteve të Kryeministrisë.

Blinken gjatë fjalës së tij te Piramida e vlerësoi zhvillimin e Shqipërisë dhe shprehu falënderimin për rolin dhe kontributin e saj në strehimin e afganëve.

Pas këtij takimi, siç ishte parashikuar në agjendë, ai u drejtua për në Kryeministri. Pas takimit pritet të zhvillohet edhe konferenca e cila mund të zhvillohet para orës së parashikuar. 

1 Komente

  1. G
    Gjynah

    Te gjithe te huajt qe e takojne, duken sikur jane zene rob.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje