Minxhozi: Kurti po teston limitet e SHBA-ve! Po minon marrëdhëniet e Kosovës me partnerin e saj më të madh strategjik

15 Shkurt 2024, 16:00Politika TEMA
Minxhozi: Kurti po teston limitet e SHBA-ve! Po minon marrëdhëniet e

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po teston nervat dhe limitet e SHBA-ve, shteti që është partneri më i madh strategjik i Kosovës.

Në studion e ABC News, Minxhozi u shpreh se Kurti po minon marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të.

“Kryeminsitri Kurti, në menyrë ciklike duke sikur teston nervat dhe teston limitin e aleatit më të madh strategjik që Kosova ka, të shtetit që praktikisht ka krijuar Kosovën e sotme, e ka çliruar dhe e ka krijuar.

Kurti po i shtyn amerikanët, po i detyron amerikanët në mënyrë të rregullt që t’i kujtojë Kosovës, atë kanë bërë për Kosovën. Kjo nuk është normale mes një vendi miqsh.

Kosova nuk ka vend garant dhe mik më të mirë sesa SHBA. Kurti me politikën e tij kokëfortë, që vë si prioritet agjendë personale, inatçore.


Pra, duket sikur Kurti, jo vetëm me amerikanët, ndërkombëtarët, po ndërton këtë strategji konglikti, por po mundohet të eksportojë këtë model politik, me duket mozaik krize e stisur nga ai. Janë ëndrra me sy hapur, e pamë se çfarë ndodhi në veri të Kosovës. Po minon marrëdheniet me shtetin e vetëm që nuk duhet t’i minojë”, theksoi ai.

1 Komente

  1. S
    Shkembi

    Sic e ka zene Kurti, do e coje prape Kosoven atje ku ishte, kurse hajvanet vazhdojne ti ngrene permendore atij dhe Osmanit. Kjo eshte verberi e pafalshme.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje