Rama në konferencë me Blinken, apel autoriteteve në Kosovë: Mos bëni asnjë hap të pakoordinuar me aleatët

15 Shkurt 2024, 17:56Politika TEMA
Rama në konferencë me Blinken, apel autoriteteve në Kosovë:

Në konferencën e përbashkët me sekretarin amerikan të Shtetit në Tiranë, kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje autoriteteve të Prishtinës të mos bëjnë asnjë hap pa u koordinuar me aleatët tanë.

“Nga ana tjetër, patjetër që kemi folur për rajonin, ku kemi ndarë të njëjtat shqetësime. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë për të gjitha vendet e rajonit, ne jemi investuar që rajoni të shkojë përpara.

Ne do të vazhdojmë ta nxisim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA kanë qenë janë dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të njohjes së Kosovës. Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA në rajon për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë, nuk është i dorës së dytë, as një interes i ndarë në çfarëdo aspekti, nga interesi ynë, për të ndërtuar një të ardhme në paqe për gjeneratat e tjera.

Ne ndjehemi të keqardhur sa herë shohim hapa mbrapa. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e rajonit, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët të plagëve për ata që jetojnë në Kosovë. Po ashtu edhe për sulmin në Basnjë, Serbia nuk është se e ndihmon si duhet procesin. Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm që është në interesin tonë që të vazhdojmë me realizmin e kërkesave, që nuk janë as kërkesa që Kosova të lëshojë as një milimetër, por që bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre lartë Kosovën, si një republikë që meriton respekt nga aleatët, pa të cilët e ardhmja bëhet shumë me largët dhe e tashmja shumë më e ndërlikuar.

E përsëris apelin për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pakoordinuar me të gjithë aleatët tanë strategjikë. Nga veprimet e pakoordinuara, mund të fitohen disa vota sot për sot, por nuk fitohet e ardhmja”, tha Rama.

Më tej, ai falënderoi sekretarin amerikan edhe për mbështetjen e dhënë gjatë misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

“Më vjen shumë mirë që kjo vizitë kojçidon edhe me përfundimin e misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. I shpreha falënderimin sekretarit për mbështetjen, por edhe mirënjohjen për mesazhin prekës që përcolli publikisht ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, për fjalët jashtëzakonisht pozitive që ajo ndau me publikun për mënyrën sesi Shqipëria arrita ta përfaqësojë veten, por edhe për mënyrën sesi arriti të përfaqësojë këtë komunitet shtetet që qëndrojnë së bashku për disa vlera e parime të panegociueshme.

Dua ta falënderoj sekretarin edhe për një mbështetje që shihet pak, por që është e vazhdueshme për ecurinë e Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE. Ky është një proces që varet nga çka bëjmë ne, por prej disa vitesh, ne e kemi ndjerë dhe e çmojmë shumë interesimin e DASH dhe faktin që në vazhdimësi sekretari në takimet me aleatët Europian nuk e lë pa e nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tutje këtë proces”, tha Rama.

6 Komente

  1. K
    Koqevari

    Kosoves ti vish anash po kujdes me Dumanin, se ai do ta haj koken. Jo se do po ashtu I kan thene. Zoti te ruajt

    Përgjigjjuni
    1. L
      Legi

      Palloshi i gjate nuk le moment pa provuar te vere ne siklet kosoven dhe te nxjerre gjithe mllefin antishqiptar qe ka perbrenda. E habitshme eshte sesi vepron, fix sikur te ishte armiku i kosoves. Se normalisht per ate qe perfaqeson kosova per shqiperine , verrejtjet ose keshillat gjasme, mund tja beje privatisht kurtit

      Përgjigjjuni
      1. R
        RAIFI

        Kosovës i kërkojnë të mos bënë zë edhe kur Serbia bëhet pjesëtare në sovranitetin e Kosovës.Për më keq Amerika dhe Evropa filluan filluan të flasin për dy pushtetshmërin në trojet kosovare,dmth.edhe Serbia të administron pjesë të Kosovës.Këtë po e bëjnë miqtë tanë amerikan ose nga leku që u jep Serbia ose nga frika që kanë nga përbindëshi rus që u ka dal kapuq me mangë siq thot populli.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Neti

          Me aferen mc gonigal nuk ka zot qe ta shpetoje kete ordiner qe qeveris prej nje dekade shqiperine. Qeveris, vjedh, abuzon, zhvat dhe shkaterron cdo vlere dhe aspekt pozitiv te shoqerise

          Përgjigjjuni
          1. R
            RAIFI

            Në Kosovë ka qeveri e jo autoritete,ashtu u thot Sefbia që nuk e njef Kosovën.Po të njejten gjuhë po e përdor edhe Rama.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Radi

              Rama gjithe kohen ka perdorur gjuhen e serbise ndaj kosoves. Kot nuk e quajne tradhetar

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje