Nga Adriatik Doçi
Zgjedhjet 11 majit 2025 ishin një tjetër mundësi për Partinë Demokratike për të reflektuar mbi Kuvendin e Kërpëratave që prodhoi strategjia e djegies së mandateve në 2019, një lëvizje për të provokuar zgjedhje të parakoshme, por që si çdo atavizëm tjetër gjatë këtyre viteve në opozitë, u kthye në bumerang. Pas 'të korrave' të këtij vendimi, ideatorët Berisha-Meta akuzuan Lulzim Bashën, i cili pasi u shpall armik i brendshëm, u kthye në hambar i shumë mëkateve, disa prej të cilave i dëgjonte për herë të parë.
Po a është distancuar Sali Berisha nga Kuvendi i Kërpëratave që i faturoi Lulzim Bashës? Përgjigja gjenden tek disa personazhe të grupit aktual parlamentar të PD-së, me tituj dhe grada si hotelet me shumë yje, të cilët kanë nisur të shpërfaqin vlerat e tyre që në krye të sesionit parlamentar.
Ditët e fundit vëmendjen e mori deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, i cili në 22 korrik 2013 (5 muaj para se të arrestohej për afera me tendera) ka marrë gradën shkencore 'Doktor' nga Universiteti i Kamzës. Shpërthimi i një sasie tritoli pranë shtëpisë së tij, besohet për çështje shamikuqesh, nxori në pah vilën e tij luksoze me palma, të cilën e ka deklaruar 5.7 milionë lekë (rreth 60 mijë euro), me burim të pretenduar të ardhura nga puna si emigrat në Greqi, rrogat dhe një kredi.
Pas mesazhit me shpërthim, një ngjarje e rëndë kriminale, doktor Mziu tha se ishte menduar gjatë dhe se kishte dalë në përfundimin se nuk kishte asnjë armik tjetër përpos Edi Ramës, i cili pas dështimit për t'a blerë, ndoshta për t'a bërë ministër Bujqësie, Rama e ka përjetuar dramatikisht refuzimin e doktorit, ku për rrjedhojë është hakmarrë me tritol ndaj tij.
Gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi. Deputetit të PD-së, Gjin Gjoni, një tjetër doktor pa arsim të lartë, mendja duket se i rri vetëm tek paratë, një personazh që ishte me shapka kur kapi çekiçin e drejtësisë pas 'specializimit' te Ura Dajlanit', ndërsa kur Vetingu ia hoqi çekiçin bashkë me mantelin, doli si sheik nga sistemi.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, pas senacën së tensionuar nga provokimi i Ramës me Diellën si një beze e kuqe në arenë, Gjin Gjoni propozoi që të paguanin 20 mijë vetë me nga 1 mijë euro për të bllokuar Parlamentin. Propozimi i doktor Gjonit, për të rrëzuar Edi Ramën me para, duket se vjen nga përvoja e tij si gjyqtar, ku një vendim që nuk blihet me para, blihet me shumë para!
Gjin Gjoni është arsimuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, dega Veterinari. Megjithatë, Gjin Gjoni mban sot gradën doktor, mbrojtur në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë, Departamenti i të Drejtës Civile, me udhëheqëse shkencore Endirë Bushatin. Mbrotja e gradës doktor nënkupton se Gjin Gjoni duhet t’a ketë kryer arsimin e lartë për juridik.
Në CV-në zyrtare të Gjin Gjonit, administruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, para se t'ia mbathte nga frika e Vetingut dhe një raporti sekret rë SHISH që e damkoste si të korruptuar, thuhet se Gjoni ka kryer një kurs të përshpejtuar universitar, Universiteti i Tiranës. Në fakt ka kryer kursin e ‘Plepave’. Kurse të përshpejtuar mund të bëhen për berber, murator, manikyr, kuzhinier etj. Kurs i përshpejtuar nuk eksziston në arsimin e lartë. Diploma për arsimin e lartë juridik përfshin 4 vite akademike (8 semestra).
Doktori tjetër është Enno Bozdo, me dy 'n', i diplomuar me mesatare 5, i graduar nga fabrika e titujve Dhori Kule, në mënyrë të paligjshme dhe doktoraturë të vjedhur. Doktor Bozdo, me 26 pasuri me vlerë miliona euro në emrin e babait, propozoi disa ditë më parë ngritjen e një Këshilli të Urtësh në PD si një mekanizëm reflektimi të thellë dhe riorganizimi, që do t'i shkurtojë ditët në pushtet Edi Ramës, duke shpëtuar opozitën dhe kombin. Bozdo me dy 'n' rezulton doktori më finok prej krejtëve, pasi jo vetëm nuk mburret, por e ka fshehur gradën e tij 'Doktor'!
Doktori më epik i opozitës mbetet Flamur Noka. Bëmat e tij nisin që nga montimi i skelave të mitingjeve të PD-së, pajisja me nga një apartament të vëllezërve dhe kunatave kur ishte tek Enti Kombëtar i Banesave, kamuflimin e një vile për vete në Gjirin e Lalzit, zgjatja e koncensionit të pasaportave, këmbimit të një apartamenti 180 mijë euro me një tjetër rreth 1 milionë euro, tek gishti i mesit në Kuvend deri tek era shtet pas 11 majit.
Në jetëshkrimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, për arsiminin e z. Noka thuhet se ‘ka përfunduar arsimin e lartë në Universitetin e Tiranës, geda ‘mjekësi’ dhe është specializuar si mjek onkolog’. Mungon viti i nisjes dhe i përfundimit të studimeve.
Në CV-në e dorëzuar në KQZ kur ka kandiduar për deputet, Flamur Noka shkruan se ka kryer arsimin e lartë dhe se është specializuar si onkolog, duke shmangur sërish të dhënat për vitin e nisjes dhe mbarimit të studimeve.
Enigma e arsimimit të Flamur Nokës gjen njëfarë zgjidhje në një tjetër jetëshkrim në faqen zyrtare të Partisë Demokratike pasi Sali Berisha arriti t’i merrte vulën Lulzim Bashës. Në faqen e PD-së thuhet se Flamur Noka i ka përfunduar studimet e larta në vitin 1997, kur në Shqipëri kishte plasur anarkia dhe lufta me natyrë civile.
'Era shtet' ka lindur në vitin 1971. Nëse studimet për mjekësi i ka nisur në vitin 1990 kur ishte 19 vjeç, Noka është diplomuar për 8 vjet. Në faqen e PD-së thuhet se Noka është specializuar si mjek onkolog në vitin 2003-2006 pranë Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, që do të thotë se i janë dashur 15 vite për t'u bërë doktor!
Ej ç'kemi qeshur, se nuk qajme dot...e ke te qajme me pare, na e thoni dot?
Shteti më i degraduar,i paedukatë dhe injorant i botës ,me numrin më të lartë të gazetarëve,dipllomuarve,ekonomistëve,artistëve,etj.
Ekselent
Qe te gjithe pervec Gjonit jane vemje shqipfolse, por me mire Gjin Gjoni shqiptar se Ilir Aliarabi ose Belikare Balluqja me origjine nga Anadolli ose arroumuni Taulant Balla e sllavi shqipfoles Ivi Kasovic ropt ku ti keni flliqsira
kuksjani ti je nje katolik bythqir pasiv si jezusi. o klod lezhe
kuksjani ti je nje katolik bythqir pasiv si jezusi. o klod lezhe
Bravo Doci
Ka ardhur koha qe te gjithe qe i kane duhet ti dore doktoratat si proteste qe te tille grade kane edhe keta kater minj halesh te Sali nongrates.
E ke qare Adriatik, ka edhe pertej Profesore doktore qe i kane marre ne fabrikat e titujve Akademike ne Tirane.
E forta është se në një studio kur e pyetën doktor Mulin, se kë ka patur shokë klasemë shkollë të lartë, ai u përgjigj se tani nuk i kujtohen. Po kështu po të pyeten brezi i mjekëve që kanë kryer studimet në vitet 1990 - 1997, do të dalë se asnjë nuk mban mënd të ketë patur në klasë një student me emrin Nul Moka..... . Dhe më e bukura, në zonën e thellë të Kukësit nga vjen Flamur Noka, nuk ka shkollë të mesme. Ku e bëri shkollën e mesme Muli?..... ............................................................................................................... P.S. Në vitin 1990 Muli kaloi kufirin dhe u fut në Kosovë, atëherë ish- Jugosllavi.... . U kap nga policia jugosllave dhe UDB-ja..... . Mbasi e mbajtën për 3 muaj, e përpunuan dhe e dërguan në Shqipëri me mision........ Flitet se edhe e drejta e studimit për mjekësi, u fitua me ndërhyrjen e UDB dhe të Sali Berishës..... . Vetëm sa është rregjistruar në fakultet dhe nuk ka kryer asnjë orë mësim...... . Ka qenë ndërhyrja e rrjetit të spiunazhit të UDB që e paisi Mulin me diplomën e mjekut.... . Por këtu është Shqipëri hesapi. Nuk i hyn njeri këtyre hetimeve.
Ja një prononcim real, me fakte konkrete dhe plot "bukë" për të ushqyer ata që duan vetëm të vërteta në media.
O Zot këta që nga koka duken që janë idjotë...
Interesting!
UFO e PD
Me kete shkrim te bukur edhe Yeroslav Hashek do te ta kish ziline.....
Sa keq për ne, e sa turp për ta. Kë presim ne të ma drejtojnë shtetin , e çfar dalin ata këta, që kanë blere shtetin. Ky bozdo, si wriahipi tek david coperfild, si meret vesh se kur dhe si vuri pasuri. Një llogjik të çon, në kohën që ka qënë nënkryetar i bashkisë, ku nuk i justifikon dot gjith ato pasuri. E pra, koha për të larë dhe kthyer popullit ate qe ke mare, po vjen. SPAK duhet të kthejë besimin tek populli, dhe jo besimin tek Pajtime Fetau, se koha tyre mnaroi.
doktoret e karit
Njeri me mut se tjetri , po ti more Adriatik ke lene personazhin me kryesor , qe ua kalon te gjithe muterve sepse eshte mut permbi mut Sali serb Berisha e Tirtan presh Shehun e famshem .
Qeveria Shqiptare po bën një gabim të madh me këta 4 (katër) doktor shkencash në profesionet e tyre, të cilëve u ka bllokuar KARTAT E IDENTITETIT, duke i penguar nga kërkesat marramendëse që kanë për të punuar në Institucionet ndërkombëtare për aftësitë e tyre intelektuale të pa matëshme.
O tok e bekuare si e mban ter ket injorance ndyrësira neveria dhe me e keqja tradhetin antishqiptarizmin qe komunizmi e kishte te drejte qe e varte ne litare
Rrespekte z Adriatik per kte artikull brilant dhe 100 per 100 te vertet , ja ke grisur masken ktyre karagjozave te PDs qe vin nga rruga dhe perfundojn doktora te ter , kta sharlatan e faqezinj , duan dhe pushtetin kta injorant me doktoratur fallco plerat ,
"Shpresat'' e ketyre ''doktoreve te medhenj'' per te ardhur ne pushtet jane zero! Nje fjale e urte e popullit shqiptar thote: - Shikoji turin(ë) dhe veri kusinë! Turiri i ketyre i marrte te keqen e fytyres se qenit te rrugeve, qe vuan nga halli, por nje kusi te ndryshkur, te palare, te shkelur nga qenë e minj, miza e milingona kjo tufe e meriton. Keta jane njerëz me fytyre te vrerosur, qe te kallin neveri, t'i bjenë zorrët tek gryka, qe nuk ia vlen tu hedhesh sytë dhe jo t'i vendosësh ne krye, per te na qeverisur. Keta idiote shpirtliq, zemer katran, zorraxhinj jane pa asnje fije idealizmi, pa asnje deshire per shtet, komb dhe perparim te jetes se popullit, sepse ua ka erresuar syte interesi i zorres se tyre. Rremuja, anarkia, cubizmi, mashtrimi, korruptimi, fasada, kanuni, sharjet, shpifjet, imoraliteti dhe asgje e dobishme. Shikoni: nje turme te shthurur i vijne rrotull nje te gjalli te vdekur (ish nje komunist te ndyre, i pakrahasueshem kurre me nje emer te tille, qe ushqente nje ideal te paster per vendin, shoqerine dhe familjen), i servilosen dhe mbajne shpresa, per te ardhur ne pushtet! Nuk e shikojne se ku jane, çfare jane, kush jane dhe nuk jane te bindur per ate, që kane marre si ''medalje'' ne vleresimin e popullit per vite me radhe ne zgjedhjet e lira, demokratike dhe te kontrolluara nga vezhgues nderkombetare. Respekt per gazetarin Adriatik Doçi, i mirenjohur, analist i shquar dhe guximtar, qe kontribuon ne perhapjen e te vertetave per masat e gjera.
Zhelali veteriner dhish, gjoni per derrat ,keto dy tjeret per lopet , keni haruar mulin per delet dhe vokshin per donation. Vertet keto Jane veterinere doktor per kafshet se kane drejtor titin e vasilit. O ce ka gjetur Shqiperine , na eshte shtuar shume tufa......
Ka edhe doktorre te tjere PD me te famshmen Xhozefina qe e ka harruar Adriatiku,me recense te ish Kr.Gjykates Larte Xhezahir Zagonjari,si eshte e mundur qe sipas ligjit te Rames nuk hetohen dhe juhiqen keto grada qe e turprojn sistemin akademik ne Shqipri qe perbri tyre te jene rrjeshtuar edhe ushtaret e famshem te korrupsionit ne Shqipri.Ligji i Rames pse nuk ka vepruar deri tani per keto qe mund ti quash profesore e doktorra qe jane te zotet e berjes korrupsionit ne kete vend.