Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas përgjigjes së Këshillit Bashkiak lidhur me mbledhjen e thirrur për shkarkimin e tij, ditën e martë.
Në një shkresë drejtuar Këshillit, Veliaj thekson se nuk është njoftuar zyrtarisht për rendin e ditës dhe as për akuzat që rëndojnë mbi të.
Ai shprehet se i është mohuar mundësia për t’u mbrojtur, si fizikisht ashtu edhe me shkrim, për shkak të mungesës së transparencës dhe ndodhjes së tij në paraburgim.
Veliaj kritikon rolin e sekretarit të Këshillit, duke e cilësuar tejkalim kompetencash përgjigjen që erdhi sot nga ky i fundit. Veliaj kërkon një vendimmarrje të qartë dhe me votim nga vetë Këshilli, në respekt të të drejtave kushtetuese të kryebashkiakut, nëse duhet të jetë i pranishëm në seancë apo jo.
Reagimi i plotë:
Në datën 22 shtator 2025, sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka bërë publik një njoftim (nuk ka një njoftim zyrtarë) mbi thirrjen e një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak, të planifikuar për datën 23 shtator, ora 16:00.
Ky njoftim nuk përmban asnjë vendimmarrje të vetë Këshillit Bashkiak lidhur me garantimin e të drejtës kushtetuese të Kryetarit të Bashkisë për t’u dëgjuar, mbrojtur dhe shprehur qëndrimin e tij, siç parashikohet në çdo proces serioz e të drejtë që mund të çojë në një vendim për ndërprerje mandati kushtetues.
Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë tagër ligjor për të marrë vendime në emër të Këshillit, dhe aq më pak për të interpretuar mënyrën se si Kryetari i Bashkisë duhet të ushtrojë të drejtën e tij për mbrojtje. Funksioni i Sekretarit është thjesht administrativ, jo politik dhe jo vendimmarrës.
Edhe një ditë para mbledhjes:
• Kryetari i Bashkisë nuk është informuar zyrtarisht për qëllimin e mbledhjes;
• Nuk është dërguar rendi i ditës;
• Nuk janë bërë të ditura shkaqet apo materialet mbi të cilat pretendohet shkarkimi;
• Nuk është garantuar e drejta për t’u dëgjuar e mbrojtur.
Kujtojmë se kryetari i Bashkisë ndodhet në kushtet e paraburgimit, përmes një mase sigurimi joproporcionale, gjë që kufizon ndjeshëm aftësinë e tij për të qenë prezent me vullneti apo për të ndjekur në mënyrë efektive një proces që mund të prekë statusin e tij si i zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës.
Kryetari i Bashkisë, z. Erion Veliaj, mbetet në pritje të një vendimmarrjeje të qartë dhe të dokumentuar nga Këshilli Bashkiak, që garanton në mënyrë të plotë të drejtën e tij për të ushtruar mbrojtjen dhe për të qenë i dëgjuar, siç i takon çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, aq më tepër një të zgjedhuri në mënyrë demokratike.
Erjon mos u merr me ujrat e zeza te Edvinit, se je me te vertet i pafajshem vetem Strasburgu te ben derma!
Erion në nderin tënd është të kishe dhënë dorheqje. Ka emrin Bashkia e Tiranës jo Bashkia e Hasit. Hiq njollën dhe aty është PS se atë nuk e futi dotë në burg njeri, përveç vota e popullit. Kjo tregon se nuk je i sinqert ndaj votusit por kërkon të mbrohesh në emrin e tij. Hap rrugë që të ngelet emri, në rast të kundërt do harrohet shpejt.
Pse përdridhet ky?
Bravo Erion! Thjesht, bravo! Po tregon qe ke tope. Bravo. Jepi forca dhe lufto ndaj kujto, madje dhe "babait" tend, qe po del nje legen delirant.
Duhet te kishe dhene dorheqje me kohe, z. Veliaj! Mjaft dinjitare ne boten e zhvillluar japin dorheqje edhe kur botohet nje shkrim ne gazete ne te cilin zbulohet nje veprim i paligjshem per te! Vite me pare, ministri i aresimit te Greqise dha dorheqje sepse para nje shkolle publike mungonin vizimet ne rruge dhe si pasoje u shtyp nje nxenes shkolle! Ndaj teje prokuroria ka paraqitur per gjykim nje dosje ne te cilen ngrihen tri akuza! Mund te dalesh edhe i pafajshem (nuk jam nga ata qe bej pretenca), por nuk po e kryen dot detyren prej muajsh. Dhe askush nuk e di edhe sa kohe do te vazhdoje procesi! Behu djale i mire; qytetaret te votuan kur ishe i lire, prandaj mos pernend me votuesit!
A ka denuar njeri Saliun se Argita ka bere kontrata me firma apo individe qe kan perfituar miliona nga koncesionet e Shqiperia 1 $ te Saliut. Kaq eshte e gjitha.Perse SALI DUMANI piketoi dhe jo Saliun?....Krimidhe perfitimi nese ka eshte identik....
Erion, me vjen keq ta them, por duhet te intensifikosh sulmet ndaj Rames. Absolute. Do te te varrose dhe duhet te ngrihesh ne nivelin e aftesive politike qe ke. Nuk ka te ardhme PS, pa ty. Pike. Duhet te vrasesh babain politik.
Do te ishte me dinjitoze qe doreheqjen ta kishe dhene me kohe,dil pa faj dhe konkuro Erjon