Seanca parlamentare e javës së kaluar ku do të prezantohej programi qeverisës "Rama 4" përfundoi në më pak se gjysmë ore për shkak të kaosit të shkaktuar nga opozita.
Deputetët e Partisë Demokratike, në vend të një debati me argumente, zgjodhën të bllokojnë foltoren, të përplasin duart mbi tavolina dhe të hedhin shishe uji dhe madje edhe libra të rregullores drejt kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të kabinetit të ri.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, teksa komentoi këtë situatë tha se mazhoranca meriton jo vetëm t’u hedhësh librat, por edhe karriget.
“Mirë do të ishte të mos bëheshin veprimet me hedhje librash apo bidonash. Ata meritojnë jo vetëm librat, por edhe karrigen ta marrësh e t’ia hedhësh në kokë të gjithëve, por ne nuk duhet t’u japim atyre shkak. Ata pretekst duan që ta shesin te opinioni se opozita bën veprime të pahijshme, në shkelje të rregullores, dhe prandaj marrim masa”, tha Baçi në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN.
“Ne e dimë mirë që Rama nuk e pranon përballjen sepse nuk ka argumente dhe gjithmonë do të gjejë mënyra për të provokuar opozitën. Por, vendoseni veten pak në vendin e opozitës.
Çfarë mund të bësh kur të vendosin në shpatulla pas muri dhe duhet të reagosh. Nëse nuk reagojmë, i bie që të ikim farë nga Parlamenti dhe po ikëm nga Parlamenti, jemi prapë fajtorë se e braktisim Parlamentin. Ne argumentojmë shkeljet e Kushtetutës, por ata vazhdojnë me arrogancën e tyre dhe me fuqinë e kartonit.
Ato janë momente reagimi, me të drejtë, të disa deputetëve. Nuk është vendim i grupit parlamentar, janë veprime emocionale të detyruara nga mazhoranca. Nuk ishte rënie në kurth, nuk ishte as programim i grupit parlamentar të opozitës sepse ishim përgatitur për të shfrytëzuar 10 minutat që kishim secili si deputet”, shtoi deputeti demokrat.
kur ben te fortin dhe ti o pinguin. Sicialistet ju bejne juve te mallkoni cwten por kane pergjegjesi morale dhe politike dhe nuk reagojne. Harrove re laco cfar gengrwt ne kuvendet e tjera dhe shkonit pastaj dhe beni padi pwnale per kunderahtarer,sepse nuk keni as faqe dhe as bese dhe prandaj shumica e shqiptareve ju urrejne
Tore baçi me leshra të ngjyrosura,hahaha
E po të bëjë trimin dhe ky lamashi bythe qeçka, po ne të sëmës vafte dynjaja. Po me soji si ky dhe Paloka e Noka sikur ta shembin godinen nuk vijne ne pushtet. Ju nuk doni pushtet se nuk e mbani dot, jeni si pijaneci që nuk e prek goten se nuk mban dot pijen. Me këtë mendje edhe 2300 aty e ke Ramen.
Po te duan ata te mazhorances juve ju mbytei vetem me ( shurē )
Haaa ku zhapiku qe peshone 25 kg me gjithe kepucet na tregone peralla...
Çuditem me kētē gazetē qëpērcjell me mendimet e njē injoranti fumksional si Lepuri Baçi , se Luan nuk mund ti thuash njē specie tē tillë . Ai qē kur u fut nē partinē e Berishēs vetēm kētë mēnyrē tē bērit politikë ka mēsuar . Fryhet si gjel mē shumë se ai i Peqinit , i cili tani qē ngeli pa gjē , po i jep gazit nē dērrasē pēr tē denoncuar bēmat e prapa tē Berishës .