Gjermania vlerëson reformat e Shqipërisë! Krichbaum: Shqipëria është në rrugën e duhur

22 Shtator 2025, 13:10Politika TEMA
Gjermania vlerëson reformat e Shqipërisë! Krichbaum:

Gjermania ka vlerësuar, nëpërmjet ministrit për Evropën Gunther Krichbaum, ecurinë e reformave në vendin tonë.

“Mbajtja e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë dëshmon se premtimi ynë për zgjerimin e Bashkimit Evropian është i besueshëm. Kjo është e rëndësishme, edhe për arsye gjeostrategjike, veçanërisht në kohët e sotme. Para së gjithash, vetë Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet për anëtarësimin e plotë. Ky është një hap tjetër përpara. Veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit ka ende vend për përmirësim, por Shqipëria është në thelb në rrugën e duhur.”

Sipas Krichbaum, reformat nuk po bëhen për të kënaqur Brukselin, Berlinin dhe Parisin, por për qytetarët.

“Mali i Zi ka bërë tashmë shumë përparim. Edhe Shqipëria është shumë e vendosur, po ashtu në zbatimin e reformave të saj. Reformat nuk po bëhen për të kënaqur Brukselin, Berlinin dhe Parisin, por që njerëzit në këto shtete të mund të përfitojnë nga frytet e anëtarësimit. Kjo është pika thelbësore. Kjo do të thotë që janë shtetet kandidate që e përcaktojnë ritmin e ecjes drejt BE-së. Dhe nga kjo varet gjithçka.”

Për Gjermaninë, edhe vetë Bashkimi Evropian duhet të reformohet.

“Sigurisht, edhe vetë Bashkimi Evropian duhet të reformohet. Do t’ju kujtoj se edhe vendimet kyçe mund të merren vetëm me unanimitet. Aktualisht, edhe në vendimmarrjen rreth Ukrainës, mund të shihni se sa i vështirë mund të jetë ndonjëherë arritja e unanimitetit të votave. Hungaria, për shembull, ka shfaqur kundërshtime, në disa raste edhe Sllovakia. Dhe për këtë arsye është e nevojshme që Bashkimi Evropian të reformohet që ne të ecim më shpejt edhe në procesin e zgjerimit.”

2 Komente

  1. G
    Gjermani

    Po ky zoteria e di qe ketu ka 50 egersira malok qe qelben si Shqioerine dhe Evropen kokepalar e koke katerore e kushurinje me arabe e koqevar .

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evropa kurva plake me pamjen e shalethates Ursula

      Po ky kari a e di ku bie Shqiperia, mire ky qenka toc po ata qe e rrethojne perse nuk ja bejne te qarte se aty eshte Lukashenko i Shqiperise, nuk ka ndarje pushtetesh, ka vetem njesh dhe shqiptaret po brakrisin vendin per nje jete me te mire dhe e sigurt, qe ky kerkkon t'a fuse ne BE

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje