PS vendos për përbërjen e komisioneve parlamentare, PD ende pa emra

22 Shtator 2025, 10:58Politika TEMA
PS vendos për përbërjen e komisioneve parlamentare, PD ende pa

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, fokusi kryesor ishte përcaktimi i përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit. Deputetëve të mazhorancës iu komunikua se në cilin komision do të jenë anëtarë.

Mbledhja ka zgjatur rreth 30 minuta dhe kreu i grupit Taulant Balla ka kërkuar nga deputetët disiplinë maksimale në pjesëmarrjen në komisione që të shmangen shtyrjet e mbledhjeve për shkak të mosarritjes së kuorumit.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk ka depozituar ende as emrat e kryetarëve, as të anëtarëve të komisioneve.

Seanca plenare e së mërkurës, e parashikuar për në orën 10:00, do të ketë në rend dite miratimin e anëtarësisë së komisioneve, me qëllim që të nisë puna e tyre.

Lini një Përgjigje