Këtë të hënë, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, i cili në rendin e ditës do të diskutohet sot edhe vendimi për zgjedhjen e një prej nënkryetarëve të bashkisë Vlorë në rolin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e ardhshme në këtë bashki.
Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili janë tre emrat që do të votohen sot me votë të fshehtë se kush prej tyre do të bëhet kryetar i përkohshëm.
Sipas burimeve të 'Euronews Abania' brenda këshillit bashkiak emri më në avantazh është pikërisht Elis Halili i emëruar vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqjes së Ermal Dredha, i cili është përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet.
Ermal Dredha dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut të Vlorës më datë 10 shtator. Dredha, i cili drejtonte Vlorën prej muajit korrik 2023, në letrën e dorëheqjes e argumentoi dorëzimin e detyrës si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, dhe se po largohet me dinjitet për “t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja”.
Ka filluar te levizin punet , diçka me ndryshe. Uroj te jete ne rrugen e mbare per Vloren ,Elisi .Por besoj te jete i vetedijshem qe vlonjatet ta vene noten shpejt , Shquhen per "padurim" qe ne vetevete do te thote te kuptuarit te situates sakte ,shpejt, bukur.
Pse gjithe kjo zhurme e madhe per K/Bashkiakun e Vlores . Cfare zgjedhjesh do beni . Ju e kini K/Bashkiakun . Edi Rama ju ka nen sqetull. Me projektet qe ka do dilni ne selamet . Me aeroport ju beri. Ne 2026 bumi turistik do tju mbysi .Tramp ju vjen ne Vlore me 1 miljard investim . NATO ju vjen ne Pashaliman dhe do t'ju ndertoje kantjerin me te madh ne Ballkan ,per prodhim e sherbime te anijeve luftarake . C'doni me ju vlonjatet . I bini ne gjunje Rames se e patet fatin tek dera . Zgjohu vlonjat e beni pak durim. 12 vjet nuk jane shume . Tani ne mandatin e 4 do shikoni si do ju mbushen xhepat .
Shpresoj qe kushdo qe te zgjidhet te punoje per Vloren. Rruga e Kuzun Babase eshte urgjente dhe rrugica e ish Aluiznit deri te Shkolla nr 1. Shkojne gjithe femijet e lagjes ne shkolle neper balte. Shume turiste i kemi kthyer nga ajo rrugice,duke i genjyer s ka rruge,se eshte per turp Suksese kujtdo qe te zgjidhet!!