Deputeti i Lushnjës gjen shkakun e humbjes së PD: Na kanë lënë si fshat të Fierit!

21 Shtator 2025, 21:21Politika TEMA
Deputeti i Lushnjës gjen shkakun e humbjes së PD: Na kanë

Saimir Korreshi, deputet i PD, anëtar i komisionit të kaluar parlamentar për reformën territoriale, në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN tha se reforma aktuale territoriale nuk arriti uljen e shpenzimeve dhe të administratës, përkundrazi: “Sot ka më pak shërbime, por dyfishim të punonjësve. Korrupsioni është rritur dhe tarifat për shërbime administrative janë gjithnjë më të larta. Lejet e ndërtimit janë koncentruar, dhe kjo ka qenë një dështim.”

Ai vuri në dyshim motivet e mazhorancës: “Nëse do të kishte një logjikë, do të ishte zgjedhur edhe Avokati i Popullit, por këta nuk kanë të ngopur. Këta do ta bëjnë hartën si të duan vet.”

Korreshi pranoi se nevojitet një reformë e re, duke theksuar se në disa bashki si Lushnja, 75% e buxhetit shkon për paga, ndërsa qyteti po degradon për shkak të mungesës së institucioneve qendrore. Ai shtoi se për një patentë drejtimi qytetarët duhet të shkojnë në Fier, duke ironizuar se Lushnja po bëhet “fshati më i madh i Fierit”.

Sa i përket rolit të opozitës, Korreshi u shpreh: “Opozita duhet të marrë pjesë në çdo reformë dhe të thotë mendimin e saj. Sot, kur nuk ke vota, s’ke çbën, por mendimin duhet ta thuash.” Ai kritikoi mungesën e pjesëmarrjes së opozitës në reformën e vitit 2014, duke shtuar se shumë më tepër bashki mund të ishin përfshirë.

“Opozita vuan sot pikërisht atë ndarje territoriale të vitit 2014, opozitës i janë ofruar shumë më shumë bashki, edhe 84 e kusur bashki. Megjithatë, opozita, me atë budallallëkun e vet, e them me plot bindje nuk ka marrë pjesë. Mund të kishim shumë më shumë bashki sot”, tha Korreshi. (A2 Televizion)

5 Komente

  1. B
    Berti

    Ky karagjozi i Lushnjes është kokrra e budallait. Një servil e bythlëpirës i kriminelit nongrada.

    Përgjigjjuni
    1. h
      haki

      O Zot si mund të bëhet deputet ky gomar që me të jem tallur të gjithë.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Like P.Lala

        O Deputet! Lushnja eshte tipike myzeqare, po me orjentim te dyfishte, me shume drejte psikologjise se Shqiperise se mesme. Kurse Fieri eshte me aristokrate, me multikulturor. Disa familje te njohura ne nivele kombetar, laluce, prurje laberore mallakater - tepelene, kosovare, cam, inxhineier nafte brilante, Institucione te industries se naftes, aktivitete kulturore te teatrite dhe humorite, ndertime cilesore , shkollla te mesme cilesore, etj. e kane bere Fierin gjate 60 viteve te fundit nje qytet Elite ne Shqiperi. Sajmir deputet, mos u xhelozo. Fieri eshte sot qytet I I banueshem, I kendshem dhe plote jete. Fal fuerakeve dhe prurjeve intelektualae qe ka ka qytet. Krahasi.i yt eshte I rrezikshem dhe deshperues. Lushnja eshte Lushnje! Fieri eshte Fier! Sejcili I perfekt ne menyren e tij. Mos destructor!

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cufe

          Prandaj ka ik PD per lesh nga keta gomere me rroge

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati I 91

            Ja marsha te keqen ne nuk i duam deputetet me te mire se ky babuc

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje