Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për zgjedhjet e 11 majit, se votat u vodhën dhe u blenë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani e cilëson të pavlefshëm pretendimin se votat në 11 Maj janë vjedhur nga Partia Socialiste, pasi nuk është gjetur asnjë provë.
Sipas tij, problemi kryesor mbetet blerja e votës, një fenomen i përhapur në Shqipëri prej vitesh.
“Vota blihet sepse ka shitës të saj. Ai që blen votën është i pafytyrë, ndërsa ai që e shet është faqezi. Nuk është thjesht varfëria arsyeja pse ndodh kjo, por mungesa e vullnetit për ndryshim. Njeriu shet votën dhe ruan varfërinë në vend që të luftojë për ta ndryshuar atë,” nënvizon Manjani.
Manjani ndër të tjera i bën thirrje opozitës të tregojë transparencë për burimet e financimit për shërbimet e Lacivitas dhe të lobbimit anti-nongratë, më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë.
Reagimi i plotë:
Boza politike me votat e vjedhura, megjithse nuk pihet, duhet analizuar
Meqë opozita insiston deri në pengmarrje të jetës politike në vend, madje sugjerohen deri edhe demonstrime të dhunshme, vlen edhe analiza e votimeve të shkuara.
Së pari duhet të ndajnë mendjen: u vodhën apo u blenë votat?!
Opsioni që votat u vodhën nuk qëndron, pasi nga përpjekja gjithverore e PD për të gjetur votat e vjedhura u rrëzua. Asnjë provë vjedhje të PS ndaj PD nuk u gjet. U gjetën vetëm kalime votash kandidatësh brenda llojit, por kaq. Ai operacion transparence na ndihmoi për të vërtetuar sentencën "hajduti që bërtet kapeni hajdutin".
Pra muhabet kot doli vjedhja e votave.
Opsioni tjetër, pra ai i blerjes së votave, qëndron. Të gjithë e dimë që vota blihet në këtë vend. Prej vitesh është kështu.
Vota blihet sepse ka shitës të saj.
Nuk kam ndryshuar mendim, madje më përforcohet përherë e më shumë, se në demokracinë tonë problem është shitësi i votës. Ai/ajo shet veten dhe të gjithëve ne.
I qëndroj sentencës sime të kahershme (antipopullore sigurisht) se ai që blen vota është i pafytyrë, ndërsa ai që e shet votën është faqezi.
Por nëse e analizojmë pak më thellë çështjen duhet të ngremë pyetjen "përse shitet vota"?
Përgjigja e zakonshme është: varfëria.
Por prap është e cekët si përgjigje. Vetëm kaq është thjesht justifikim. Sepse pyetja tjetër është: "Përse njeriu shet votën lirë për sistemin që e varfëron, kur mund të mos shitet dhe të ndryshojë sistemin?"
Njeriu sado i varfër të jetë, të mirën nga e keqja e dallon. Atëhere përse e shet votën dhe ruan varfërinë në vend ta luftojë atë?!
Këtu opozita nuk ka përgjigje. Normale sepse në fund llogjika të çon në konkluzionin e hidhur se çmimi i ulët i shitjes së votës është në fakt vlera politike e opozitës.
Opozita nuk ka arritur të bindë as të varfërin, të mesmin e të pasurin jo e jo, që di të ndërtojë një sistem më të mirë. Ajo nuk ka bindur se është më e mirë se qeveria.
Prandaj njerëzit kapin ç'të kapin me qeverinë që janë.
E trishtë sa më ska. Vështirë të ketë lidhje me konceptin e demokracisë kjo gjë. Por kjo është e vërteta.
Pa e marrë këtë të vërtetë të hidhur si ilaç, nuk shërohet dot askush. Opozita e para.
Ka edhe më shumë elementë që duhen shuar tek ky argument. Por kjo varet nga sinqeriteti i opozitarëve.
Pyetja tjetër është: "a kanë përfituar financiarisht nga pushteti opozitarët për të shitur lojën"?
Ata mund të zgjedhin pasinqeritetin dhe është krejt normale, por i kanë borxh mbështetësve të tyre, ndoshta edhe ligjit, sqarimin e burimeve të financimit për shërbimet e Lacivitas dhe të lobbimit anti-nongratë, më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë.
Këto kontrata tregojnë për një opozitë të shëndetshme financiarisht. Ato para të harxhuara nuk janë para buxheti, as para kontributesh, as kursime. Janë para biznesi që investohen për të gjeneruar më shumë biznes.
Edhe në këtë këndvështrim, debati për blerjen e zgjedhjeve është i dhimbshëm. Por i domosdoshëm tashmë për t'u bërë, meqë skanë asnjë punë tjetër politike.
Njeriu sado i varfër të jetë, të mirën nga e keqja e dallon. Atëhere përse e shet votën dhe ruan varfërinë në vend ta luftojë atë?!-Thotë Manjani. Po si e dallon mo Manjan? I ke dëshjuar ata broçkullaxhinjtë e fesë që thonë se ëshyë mëkat të dish diferencën mes së mirës dhe së keqes? Sa miliona besimtar janë në botë?
Ta thjeshtojme pak . Ta zeme se te gjithe me thone se gruaja ime eshte pak kurve dhe duhet te ndahem. Shume e drejte. Por me thone te martohem detyrimisht me nje burre, Ketu them me mire me gruan kurve se me nje burre ( BQ) Ja pse me ngec arsyetimi
Sakte!
Ky Manjani nuk ka pune qe dite per dite na jep mend si politolog i thekur ? Mjaft o Ylli , se ta pame edhe ty hairin kur ishe M Drejtesie .
-----------------------------------Ylli------------------------------------- ====================================== -----------------do të shkruash mire?--------------------------====================================== -----------Shkruaj të mos të të kuptojnë------------------- ====================================== --------------------por të keqkuptojnë.--------------------------
Lekë për blerje votash më shumë ka hadhur PD e LSI se sa PS.... Ata indirekt e vazhdojnë ta shprehin se me lekë i bëjnë gjërat. . . E dëgjuat deputetin Gjon Gjini kur tha para dy ditësh që të japim të gjithë nga 1 mijë euro për të mbledhur 20 mijë protestues të bllokojnë parlamentin? Çfarë tregon kjo? Se kjo është partia e parë hajdutë, që gjithçka e bën me lekë dhe për lekë
Manjan , rrjedha e arsyetimit tend ( e mire , duhet thene ) te con Tek porta e se vertetes . Vec kaq . T'i ndalesh aty dhe nuk e hap . " Opozite e shendetdhme ..." , me shume te drejte thua ti . ( Pozita , kuptohet eshte sapun , sic thone ne Laberi ) . Deri ketu ... Pastaj zeri yt meket , firaps . C'eshte kjo "Poerte " ? POZITA dhe OPOZITa , struktura e mafies qe te pelcet syte , o Manjan dhe manjaner qe I keni sherbyer dhe I sherbeni kesaj mizorite . Votat as shiten , as blihen , sepse nuk ka sens . Korleonet Jane marre vesh qe ne krye te heres .
Ngele MAGJAR gjithë jetën Manjan!Je nga dibranët dhe matjanët e paktë, bashkë me Ulsiun, që na përfaqëson për faqe të zezë.
Pd-ja,pas humbjes madheshtore te 11 majit,duhet te organizoje, per here pare zgjedhje te ndershme brenda saj!Pas ketij veprimi te ndershen mund te kerkoje mbeshtetjen e shqiptareve!
Manjan analize e sinqertë, e saktë dhe politikisht asnjanese. I ke renë pikes ! Komentet e mesiperme tregojne nivelin e matrice mendore te tyre ????♀️????♀️????♀️
Je kokeb.le. lepija fhe pak rames se vetem ai mund te jape ndonje pozicion
Edhe idhi manjakut i beka vend ne xhep alibia e blerjes se votes,,,sepse urren te pranoje deshtimin ne raport me vullnetin sovran. Tung.
Shitësi më i madh i votës është oppzita me të gjitha format e mundshme. Një opozitë që nuk ndryshon drejtuesit e saj dhe pas 4 -7 humbjeve rrjesht është plotsisht e shitur tek qeveria. Kot lodhesh Manjano edhe sikur 750 000 vota të blejë Rama ngelen në terren më shumë se një milion vota për ndryshimi po opozita nuk do të ndryshojë gjê brenda saj e jo ma për më teper
Vjellja e votes nuk do te thote patjeter ta shesesh,por edhe ta japesh voten per te ruajtur vendin e punes sic kane bere ne kete 11 maj mijera e mijera njerez!Dhe kete e di gjithe shqiperia!Faktet???Kush do denoncoj veten dhe te thote se e dhashe voten qe te mos me heqin nga puna?
Ti Yll dukesh blu persiper ama je i kuq perbrenda
Kishte shkruar njeri me siper dibrance “magjar “. Po magjar je ti ore qe nuk e kupton Yllin dhe te duket ashtu. Ylli eshte nje nga analiste, juristet, njerezit qe flasim me sakte dhe analizon cdo situate shume sakte. Bravo Ylli vazhdo keshtu. Keta njerez magjar qe nuk kuptojne duhet te gdhenden duke te degjuar ty.
Po e nis nga komentuesi i parafundit ku i referohet GjinGjonit Në mënyrën mëtë pa skrupullt ky vagabond që u bë dhe politikan e deklaron më hapur ska. sesi që ":Të blejmë 20000 votues të djathtë që ti ngujojmë në shesh ". Po përse duhen blerë këta ditë zinjë që i ka shndërruar Gjini i Gjonajve në bagëti dhe do ti përdor për përmbysje pushteti ? Po ç ndryshim ka blerja e shitja e votës së votuesve për të mbajtë pushtetin apo për të rrëzuar qeverinë me ata që mbledh në shesh që janëbaballarët nënat motrat vëllezërit gjyshërit e tje.Po si more edepsës do të ngujosh një popull të tërë duke ju dhënë nga një sufllaqe. Atëherë më gjej ndryshimin se qëllimi është i njëjtë ( ta mbaj pushtetin me vota të blera ose ta rrëmbej pushtetin me dhunë duke përdorur ushtarët rezervis që bënin 17 ditë zborë në vit )Pra qëllimi e justifikon mjetin, format , rrugët e mënyrat që përdor kundërshtari janë të njëjta . Por mendoj se blerja e votës në zgjedhje nga kushdoqoftë apo mbledhja e popullit në shesh nënmaskën e protestës duke i injoruar me 2,5 euro për një ditë është një llojë e pa pranueshme dhe tepër poshtëruese për votuesit e djathë . Nuk e dij por kanë apo jo ndonjë gram personalitet votuesit e djathtë që ti trajtojë kështu një hajdut me pasuri disa milinëshe euro .?? Një gjë e ke thënë taman o Manjani .Që fitorja e PS nuk është rezultat i shitblerjes së votës . Votuesit ja dhanë Ramës se skanë kë të votonin tjetër më të mirë dhe smund të bënin prova me Saliun i cili e ka trguar veten dhe forcën politike që po drejton se nuk është në binarë të demokracisë dhe se është autori i një duzine krimesh që ka bërë për këto tre dekada . Me aq sa e ndjek politikën dhe zhvillimet në vënd mendoj se alibia e vjedhjeve ra tani ,ka ngelë alibia e shitblerjes së votave . Për mendimin tim edhe kjo është një alibi e cila nuk ka asnjë faktë që të dalin me zë e figurë votuesit dhe të thonë që unë e shita votën . Po do të thonë militantët e përvëluar të PD nuk dalin se kanë frikë . Edhe kjo mundet të qëndrojë . Por ligji do faktin provën dëshmimtarin nuk do supozime sepse pastaj marin thjesht sensin politik këto pretendime që drejtësia nuk ju jep përgjigje të hamëndësuara , prandaj o Manjani thuaje troç të shkretën,si jurist, pretendimet e Saliut dhe të opozitës kanë bazë juridike apo jo apo vari teneqen se duan të bëjnë zhurmë dhe kjo teneqe i ndihëmon.
Ne nje mendje me ju Cika. Vk, o i nderuar! Ja juridiksi, njeriu qe na jepte drejtesi, po e ndrit deputetllekun! Eh, c'na ka gjete. E kam fjalen per deputetin me te ri, Gj.Gj.
Zoti Manjani , kesaj here ke thene vetem disa te verteta . Me sakte , ke thene qe votat nuk jane vjedhur . Eshte me se e vertete . Por si juve , ashtu dhe kjo turma haxhiqamilse nuk nxirni ne shesh thelbin , pse shqiptaret votojne Edi Ramen dhe jo barbarin mesjetar S. Berishen . Une , si qytetar i thjeshte , por as i majte e as i djathte kam votuar dhe do te votoj Edi Tamen edhe pse e di mire qe ka jo pak te meta . Pse ? Sepse Saliu ka dhene nje mal me prova , qe duhej te ishte kalbur ne burg ! Jane thene e sterthene pa pushim e gjithe jeta e tij kriminale , por une do te permend vetem disa : Shkaterrimi me themel i ekonomise se shtetit shqiptar . duke e cuar deri ne mjerim ne kuoten ZERO , licencimin e firmave piramidale , katrahura e zgjedhjeve ne v.1996 e ne vazhdim , hapja e depove te ushtrise dhe nxitja e luftes civile dhe percarja Juge-Veri , dhuna dhe arroganca e pa nderprere deri ne venien plubin ballit qytetareve te tij se perse protestojne kunder tij , shitja e vendit dhe hapesirave shqiptare si te ishte Esat Toptani , paburreria per te lepire ne mengjez ato qe ka permjerre ne darke pa iu skuqur aspak faqja , nxirja e imazhit te vendit si te ishte dora vete Milloshevici , aleanca per jete a vdekje me terroriste te Agimit te Arte dhe dashakeqes shekullore ndaj Shqiperise sic eshte Greqia , genjeshtra e mashtrimi sy per syri si specifike e intelektit te tij , etj. etj . Une sot marr me rimbursim nje mori barnash , perfshire trajtimin e vecante si diabetik , kurse nen qeverine e Sali egersires blinim me leke ne dore 1000 leke edhe vete recetat qe jepte mjeku i famljes . PRA , TE MOS ZGJATEM ME TEJ , NUK KA ZOT NENE MBI TOKE QE TE ME THOTE QE TE VOTOJ SALI BERISHEN , ME MIRE DO TE ISHTE TE VRAS VETEN . NDERSA TI E VE THEKSIN SHUME GABIM , KUR THUA SE EDI RAMA I BLE VOTUESIT . CFAR I DINI NJEREZIT JU , BAGETI QE SHITEN E BLIHEN NE PAZAR , VETEM SE GJENI NDONJE RAST TE SEMURE MENDORE DHE I PERGJITHESONI ? !