“Bardhi duhej të ishte në Konferencën e Kryetarëve”, Balla ironizon opozitën: I kemi dhënë fund hyrjeve nga dritarja

22 Shtator 2025, 12:50Politika TEMA
“Bardhi duhej të ishte në Konferencën e

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deklaroi se opozita duhet të sjellë emrat për Komisionet Parlamentare.

Ai tha se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi duhet të ishte prezent në mbledhjen e sotme, pasi ishte përjashtuar vetëm nga seancat plenare.

“7 kryetar dhe 7 nënkryetar i takojnë opozitës. Emrat duhet të kenë ardhur, pasi duhet të kalojnë në Konferencë të Kryetarëve. Në rast se nuk i sjellin, në aspektin procedural komisioni quhet i konstituar, kur shumica është prezent.

Mbledhja mund të iniciohet me ¼ e firmave të anëtarëve. Kemi pasur një diskutim sot në seancë.

Nga ana e Gjekmarkajt, u ngrit shqetësimin se pse nuk ishte prezent kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Bardhi. Ai u përjashtua nga seancat plenare, por jo nga Konferenca e Kryetarëve.

Ai nuk mund të përjashtohet nga mbledhjet e komisioneve, pasi kështu i kemi dhënë fund dhe hyrjeve nga dritarja.”, tha ai.

2 Komente

  1. K
    Kolonel D

    Me e mira eshte te mos marin pjese ne komisione kjo organizate kriminale , se vetem per te penguar jane . mazhoranca te vazhdoje punen dhe pa keta funderina , qellimj i tyre eshte te bejne vonesa e pengesa per futjen ne BE

    Përgjigjjuni
    1. Sali serbo-greku bën çmos të pengojë vendin të ecë përpara se keni vënë re sa herë ka trazira në Beograd bën dhe Saliu në Tiranë, PD është parti antishqiptare nuk e kuptoj pse nuk e nxjerrin të jashtëligjshme

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje