Opozita dhe mazhoranca e zhvendosën përplasjen në Konferencën e Kryetarëve, ku kryeparlamentari Niko Peleshi thirri mbledhjen për miratimin e anëtarësisë.
Aktualisht janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e PS, por komisionet mbeten jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës. Burime bënë me dije se Partia Demokratike nuk ka orëzuar as listën me propozime për anëtarët.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që të sjellë emrat e anëtarëve për komisionet parlamentare.
"Të sjellë në Konferencën e Kryetarëve propozimet e tyre për përbërjen e komisioneve. Nga 3 grupet parlamentare të opozitës nuk kanë ardhur propozimet për kryesinë, 4 komisionet tepër të rëndësishme pas vendimit të kuvendit i takojnë opozitës dhe 7 nënkryetarë i takojnë opoziotës, duhet domosdoshmërisht që deri ditën kur do ketë seancë, të kenë ardhur." - u shpreh Balla.
"Në aspektin procedural komisioni konsiderohet i konstituar kur shumica është prezent. Edhe në rastet ku drejtimin e ka opozita, mbledhja mund të iniciohet me 1/4 të firmave të anëtareve, shpresoj që opozita të sjellë sa më shpejt, Kemi pasur një përgjigje sa i përket dy kërkesave të opozitës. Nga ana e PD, i cili ngriti shqetësimin për mospjesëmarrjen e Bardhit në mbledhje. As unë nuk e di pse nuk ka qenë." - u shpreh më tej ai.
Lini një Përgjigje