VIDEO/ Paradoksi i PD-së me Konferencën e Kryetarëve: Emrat i ka zgjedhur, nuk i çon për miratim

22 Shtator 2025, 13:14Politika TEMA
VIDEO/ Paradoksi i PD-së me Konferencën e Kryetarëve: Emrat i ka

Ka përfunduar Konferenca e Kryetarëve në Kuvend ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike.
Aktualisht janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e Partisë Socialiste, por komisionet mbeten jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës.

Paradoksi i Partisë Demokratike qëndron në atë se, ndërsa i ka zgjedhur edhe emrat e drejtuesve të katër komisioneve parlamentare të saj, sikurse edhe zëvendësuesit e atyre komisioneve që do të drejtojë mazhoranca, nuk i çon ato për t’i miratuar në Kuvend, duke krijuar kështu një ‘problematikë’ të panevojshme.

I gjithë justifikimi i Partisë Demokratike qëndron në atë se nuk është pyetur lidhur me krijimin e komisioneve të reja dhe justitfikimi i saj se është zhbërë Komisioni i Integrimit Evropian, i cili i ka takuar opozitës. Nga ana tjetër, mazhoranca i është përgjigjur se ky komision nuk është hequr, por është shkrirë së bashku me atë të politikës së jashtme.
Më shumë se sa një problem real, ky ngërç duket se është krijuar qëllimisht nga Partia Demokratike për të pasur një justifikim dhe për të mbajtur ndezur një debat që nuk ka pse të ekzistojë.

Mazhoranca është në të drejtën e saj për sa kohë që integrimin evropian e ka shpallur prioritet të këtij mandati qeverisës, ndërsa opozita, nga ana e saj, duhet të bëhet pjesë sa më parë e komisioneve parlamentare në mënyrë që puna e Kuvendit të nisë dhe mos të ketë pengesa teknike.

Është e kuptuar që në mungesë së kauzave, Partisë Demokratike të drejtuar nga Berisha i duhet një zjarr kashte për të mbajtur gjallë ‘revolucionin’, mirëpo funksionimi në kushte normale i parlamentit më shumë se sa pushtetit, do t’i bënte mirë opozitës, e cila ka një foltore ku të shprehë të gjithë alternativat dhe pakënaqësitë e saj ndaj qeverisjes./nl/TemA

5 Komente

  1. C
    Cuku

    Po keta I voton populli kot.......po zevendesoji nga PS te gjithe.dhe.le te hane mut.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Ecni perpara te merresh me opoziten e sotme eshte jo vetem te humbesh kohen etj por dhe dinjitetin

      Përgjigjjuni
      1. H
        Humoristi

        Idjotsira te pd-se.Me keto veprime jo mi,por miushe,cfare pret te fitoje!?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ka zgjedh zagaret

          Por i vjen turp ti prezantoje.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Babi Zenit homosexuel , thone gojet e liga

            Une mendoje qe Bufi te jeté kandidat haaaaa

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje