Seancat parlamentare me kaos që duket se së shpejti do të marrin fund pas dakordësimit paraprak në parim mes opozitës e maxhorancës për të ngritur 2 komisionet hetimore dhe një nënkomision për reformat, janë futur në listën e rekordeve të vendit tonë.
Instituti i Studimeve politike, në raportin e publikuar për vitin parlamentar 2023, 8 seancat e zhvilluara nga nisja e kausit deri në mbyllje të vitit parlamentar, kanë zgjatur vetëm 97 minuta. Nga ana tjetër po ashtu rekord është miratimi i një ligji apo një vendimi pa diskutime, në mesatarisht 2.4 minuta.
“Të dhënat statistikore të aktivitetit parlamentar dëshmojnë se gjatë periudhës 30 tetor dhe 21 dhjetor, në të cilën seancat plenare u bënë të shkurtuara për shkak të incidenteve të shumta fizike në parlament, − një vendim është marrë në vetëm 2.4 minuta, dhe se 8 seancat janë zhvilluar në vetëm 97 minuta.
Statistikisht një seancë plenare ka kosto të lartë buxhetore (10−12 mijë euro) dhe zhvillimi i tyre në 4 ose 8 minuta e bën funksionin e deputetit profesionin më të paguar për minutë në Shqipëri.”, thuhet në raportin në fjalë.
Thënë ndryshe 8 seanca në total 97 minuta, minimumi kanë kushtuar 80 mijë euro, ose ndryshe 825 euro minuti. Ndërkohë që janë 140 deputetë pjesë e Kuvendit, llogaria del marramendëse me 5.9 euro në minutë, duke e kthyer postin e deputetit në më të paguarin në vend, të paktën në periudhën e fundit të vitit 2023.
Nuk mund te kapet me mend se pse duhet qe parlamentaret shqiptare duhet te punojne 5 dite jave - pra rreth 270 dite ne vit. Ne shume vende te Europes dhe Shtete te Amerikes parlamentaret punojne e paguhen vetem tre muaj ne vit - pra rreth 100 dite ne vit. Pse duhet te paguhen shume prej tyre te cilet jane totalisht te paditur dhe pa asnje lloj pervoje pune te paguhen nga taksat e popullit. Se dyti pse duhet te jene 140 parlamentare ku 100 prej tyre jane gomere dhe lope ! Kur jemi as jemi 3 milione dhe ende nje vendet me te ardhurat me te ulta ne bote ! Shtete me 5 milione njerez dhe shume me te pasur se Shqiperia kane vetem 80 deputete dhe Parlamenti i tyre punon vetem 3 muaj ne vit. Duhet pare kjo pune Z. Rama. Nderi me i madh qe mund tu behet shqiptareve eshte ti rishikosh keto dy emergjenca kombetare. Te pakesohet numri i gomereve ne Parlament dhe ditet e tyre te paguara te "punes"
Instituti I Studimeve Politike, ne raportin e publikuar per vitin parlamentar 2023.--- Shkruan: 8 seancat e zhvilluara nga nisja e *KAUSIT* deri ne mbyllje te vitit parlamentar. Statistikisht nje seance plenare shkruan ajo, ka kosto te larte buxhetore (10-12 mije euro) dhe zhvillimi i tyre ne 4ose 8 minuta e ben funksjonin e deputetit , profesjoonin me te paguar per minute ne Shqiperia... Pra 8 seancat ne total 97minuta minimumi kane kushtuar 8 mije euro, ose ndryshe, 825 euro ne minute. Nderkohe qe jane 140 deputete. pjese e Kuvendit. Llogaria del marramendese, me 5.9 euro ne minute. E pakta per periudhenre vitit 2023!!!!!!!!????? ------ Keta Jane Ata PACAVURE qe duan te miren e Populli shqipetar...... Qe duan ta djegin Parlamentin e Shqiperine ... Mallkimi I popullit ju zente , ajo para qe merrni e vidhni dhe e shperdoroni nga hundet ju dalte... Jeni TRADHETAR NUK DONI QE SHQIPERIA TE SHKOJE NE RRUGEN QE KA NISUR !!!! PO AJO PO SHKON.......