A do pranohej Basha si garues për Tiranën? Ja si përgjigjet Mediu

27 Shtator 2025, 20:45Politika TEMA
A do pranohej Basha si garues për Tiranën? Ja si përgjigjet Mediu

Edhe pse Partia Demokratike nuk e ka ende një emër të përzgjedhur për ta vënë përballë socialistes Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës, brenda forcës politike opozitare kanë nisur negociatat për një kandidat.

Në rubrikën “Info Weekend” në Klan News, Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane tha se ka nevojë që kandidati të mos jetë një figurë politike, pasi këto të fundit janë pjesë e paragjykimeve, çka sjell rezultate negative.

“Megjithatë, unë e them me bindje, ajo që duhet është të tejkalojmë figurat politike. Figurat politike ndajnë opozitën, për shkak të gjykimeve dhe paragjykimeve që janë. Edhe Fatmir Mediu, nuk përjashtohet nga ky paragjykim”, tha ai.

Por a mos është një garë shumë e fortë për t’ia besuar një të riu? Për Mediun, debati për nevojat e qytetarëve është më i fortë në përballje me qeverinë.

“E fortë do të jetë debat mes asaj se çfarë kanë nevojë qytetarët dhe asaj se çfarë kemi ne si realitet, të një bashkie plotësisht të manipuluar, të kontrolluar, me procese tërësisht të korruptuara në bashkëpunim me qeverinë. Përballë kësaj, unë mendoj që debate që duhet të bëjë opozita, nuk është thjesht debati i mazhorancës,  por përfshirja e qytetarëve.

Një kandidaturë e cila vjen si bashkëpunim i forcave politike, nëse është e mundur, padyshim do jetë rruga më e mirë për të zgjidhur këtë situatë. Unë mendoj se opozita ka nevojë për përfshirjen  e sa më shumë qytetarëve në proces, për përfshirjen e sa më shumë autoriteteve që ndoshta janë më afër opozitës apo janë opozitare me qeverinë dhe nuk bëjnë pjesë në nivelin e drejtimit politik të opozitës”, tha ai.

Nëse ish-demokrati, Lulzim Basha do të ofrohej për të kandiduar për Tiranës, mos ndoshta kjo do të ishte një vijë e kuqe për opozitën? Mediu nuk dha një përgjigje të prerë për këtë gjë, por gjithashtu as nuk e mohoi mundësinë e përfshirjes së Bashës në këtë proces. Sipas tij, për aq kohë sa është rezultat me konsensusin e të gjithë anëtarëve të partisë, bëhet e vlefshme politikisht.

“Unë mendoj se figurat politike pranohen atëhere kur pranohen nga të gjithë. Prandaj është më mirë të kemi një proces diskutimi të përbashkët të figurave, për sa i përket atyre që do kandidojnë dhe pas saj të bëhet përzgjedhja me konsensus. Çdo gjë me konsensus është e vlefshme politikisht, jo vetëm për opozitën, por edhe për Shqipërinë”, tha ai.

Kujtojmë se ditën e sotme, Partia Demokratike ka nisur negociatat me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun, si dhe atë të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Ky është hapi i parë zyrtar që hedh PD për përzgjedhjen e kandidaturës që do të garojë së shpejti në Bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut të PS-së.

6 Komente

  1. z
    zini

    Akoma nuk e kanë arestuar vrasësin Fatmir Gërdeci...

    Përgjigjjuni
    1. p
      palikarri

      Po te rikthehej dhe te rinumeronte fletet e votimit A.Arvizu perse jo.Do te qe pretendenti kryesor,se harrova krye.ar i zgjedhjeve te ishte perseri pianeci Ristani.Te jeni te sigurte qe do fitonte dhe jo vetm kaq por do te therrte dhe dashin per kurban trapi Lulush.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gerdeci Fatmir

        Futu ti ne gare provoje sa te vlen lekura o vrases je kthyere ne monument kulture mbrohet nga Bufi , 30 vjet députét pa elektorat , shko beje burgun plehre

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilas

          Sa mirë që u rikthye Berisha në krye të PD! Tani u katandisën të mos nxjerrin dot asnjë kandidat për zgjedhje në kryeqytet. Është shumë piacë e lartë Nuk pranon njeri sepse në rast humbje,kjo është thuajse e sigurt, digjet si figurë politike kurse në rast fitoreje po ashtu digjet sepse kryetari i bashkisë të Tiranës do jetë Zeni jo ai që fitoi( në degë të rrapit në fitoftë)! Pra grupim politik që nuk arrin dot të hyjë në fushatë elektorale. Dmth praktikisht e shpërndarë si forcë politike.. Zgjidhja e vetme logjike është shpërndarja e PD .

          Përgjigjjuni
          1. v
            vlora***

            vk SPAK nje prositute qe meret vetem me krimin dhe drogen ,ndersa nga politika godasin ndonje te shtreses se trete ,ore cfare behet me ish projurorin Sollakun se vajten nja 12 vjet per tu arestuar ,po i sillni nga Dubai dhe jo nga italia?

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbër

              Sikur te gjithe JoPs te behen bashke nuk marrin dot as gjysmen e votave qe do marri Manastirliu!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje