Në mandatin e katërt qeverisës, pasi nxori nga bashkëqeverisja aleatin e tij të majtë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka nisur të piketojë personazhe nga kampi opozitar për t’i afruar pranë vetes.
Në mbledhjen e parë të qeverisë së re ai emëroi zëvendësministre të Brendshme Silva Cakën, ish-deputete e Partisë së Lirisë.
Më herët gjatë verës Rama tërhoqi vëmendjen me emërimin e Genc Deromemës, një drejtues i degës lokale të Partisë Demokratike, si drejtor kadastre në Vlorë duke u justifikuar se I kishin mbaruar burimet njerëzore në kampin scocialist.
Ai po ashtu afroi në radhët e partisë së tij dhe e futi në listën e kandidatëve për deputetë Endrit Brahimllarin, po ashtu një ish figurë qendrore në Partinë e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta, një ish- socialist dhe aleat i Ramës, që gjendet sot në burg me akuzat e korrupsionit.
Emërimi i Cakës ngjalli reagim nga radhët e partisë së saj, por dhe në publik ku kapërcimet politike të tilla perceptohen si tradhëti politike por dhe si taktikë e pushtetit për të dëmtuar opozitën.
Por lëvizje të tilla bëjnë më shumë zhurmë se sa kanë një impakt direkt tek opozita thotë Dashamir Shehi, ish deputet veteran në parlamentin shqiptar dhe kryetar i Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, që nuk arriti të përfaqësohej në Kuvend në zgjedhjet e fundit.
“Qëllimi është dashakeq , të krijojë perceptimin që njerëzit e atyre po vijnë me ne, se nuk është se këta personazhe janë disa profesionistë të mëdhenj që shteti ka nevojë”, tha Shehi për BIRN.
“Praktikisht Rama bën zhurmë, diversion në publik dhe mban me këtë lloj tymnaje ca kohë median”, shtoi ai.
Nga ana tjetër Shehi sugjeron se këto lëvizje të disa eksponentëve nga opozita për një vend punë në kampin qeveritar nuk e dëmton në vetvete opozitën, edhe për shkak të peshës së vogël që personazhet kanë.
“Nuk është kjo që i prish punë opozitës, marrëveshje mes disa nëpunësve të vegjël me shefin e madh në pushtet, asaj i prish punë marrëveshjet politike që bëhen mes dy palëve që kanë interesa të tjera brenda, siç është ajo për Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën në 2008-n”, argumenton Shehi.
Dashamir Shehi nuk e sheh si një fenomen të ri sjelljen e Ramës me miklimin e individëve nga kampi opozitar, por si vijëmësi e një fenomeni të hershëm në politikën shqiptare që tregon në vetvete dhe mungesën e moralit politik apo identitetit ideologjik të partive në spektrin shqiptar.
Ai sjell si shembull kalimin e një partie të majtë që lindi nga PS-a, Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, nga koalicioni me Ramën në koalicion me Berishën dhe anasjelltas.
“Mos të ankohet sot opozita që po i merr ca nëpunës të vegjël, pasi Berisha i ka marrë PS-së praktikisht një kryeministër, Ilir Metën apo një figurë qendrore të partisë, Kastriot Islamin, etj..”, thotë Shehi.
Sipas tij, “kjo është një histori permanente shqiptare, një tipar i turpshëm i politikës që na ofron kronika e të paktën 20 viteve të fundit”.
Po muniken kur do e mari se i takon nga cizmja qe e ka gjuajtur
Shoku enver ne 1984 ekonomine shqiptare e krahasonte me 1939.
Ke harru Asllan Dogjanin mor zotni. Nuk ke të drejtë me e ofendu Asllanin duke mos e përmendë fare që iku nga PS dhe i u bashku PD. Mësalla ka dy faqe. Njo për bëjth e njo për mllaqe.
Futi nje dopio tjeter rakie or Dasho te te vije kujtesa ne vend : Ate Ilir Meten ishte Rama qe e mori nga Saliu ne 2013 dhe e beri Kryetar KUVENDI e me pas ne 2017 EDHE...PRESIDENT or pijanec matuf .
Kastriot Islami,"politikan rilevant"? Ai është personi më negativ,hajdut dhe pa karakter.I MALLAKASTRËS në shekuj.Zgjyrë.
Jane te majte jane socialist nuk ka mare asnje Rama po ngateroheni ...... A munde te thuhet qe Joizefina Topalli , Muslim Gjerrizi qe krijuan partite tyre dhe shkruan perseri te PD jane mare nga Bufi kenetes jooooo te dy kane qene pjese e PD
Po ti more pijanec çfare ideollogjie ke ate te komunizmit perte qendruar ne pushtet deri sa te vdesesh?
Vetem shitja e votes eshte e denueshme ndersa shitja e politikaneve eshte e ligjeshme.Cakejte duhen vendosur ne vendin e duhur.Aty ku mund te krruajne ndonje kocke
Marrja e Ilir Metes dhe Kastriot Islamit tregon se sa pak e do dhe vlerson madje tallet Saliu yne me ne qyqaret qe presim te iki ky klan mafioz. Nese do merrte Rexhep Meidanin, Arben Malajn, Ben Blushin do ishte mire por me ata qe mori na qiu nenen na la ne opozite te perjetshme.
Qe te dy fytyrat më të urryera te politikës shqiptare dhe siç paten ,emrën ashtu ja u shperbleu ai i madhi lart. U katandisen si mos më keq, nuk u dhimbsen askujt, askush nuk i pranon në shoqeri. Prabdaj ka kuptim ajo shprehja popullore "Te vafte i Madhi Zot" se vetem Ai i ndan nire punet.
per " Demokrati " e ores 14:16 , Nje listë me dhurata virtuale per humorin klas. 1-???? kostum banje trup per nje prej te dashnorevet te tua 2-???? bikini per dashnoren e dytë. 3-???? fitues i trofeut per sot tek gazeta Tema 4- ???? çelsin e bashkise Tirane , tradite shume e bukur . 5- ???? sëpat vetem per dru . 6- ???? OK , per sot .
per " Demokrati " e ores 14:16 , Nje listë me dhurata virtuale per humorin klas. 1-???? kostum banje trup per nje prej te dashnorevet te tua 2-???? bikini per dashnoren e dytë. 3-???? fitues i trofeut per sot tek gazeta Tema 4- ???? çelsin e bashkise Tirane , tradite shume e bukur . 5- ???? sëpat vetem per dru . 6- ???? OK , per sot .
Edhe ti paske ironi shume te hollë. Ty nuk te pelqen por shkaterrimi i PD erdhi nga Ilir Meta, Ramen ai e riktheu ne 2013 nese nuk behej me Ramen nuk do te kishte Ripjellje fare. Kaç Islami nuk dua ta komentoje fare. PD sot per faj te Saliut eshte ne pike te hallit, Lulush gjumin kush e solli. Mund te marre nga PS por te marre njerez me integritet dhe te qendrueshem jo si Ilir Meta vrases qe luante bythen sa andej ketej. Do doja qe PS kjo klikr mafioze mos te kish ardhur fare ne pushtet sepse jane Organizate Kriminale por qe ne kete ka faj idhulli im, yti dhe i gjithe demokratve Sali Berisha ka te pelqen ose jo ty.
Dy Hamzajt e politikës. Po ma bukur se e qethi berisha dhe e pagëzoi, kaçi zi, nuk bëhet. Një ordiner, një hajdut, që dhe dritat dhe ujin nuk i paguante në shtëpin ku jetonte. Iiiiiiiiiii çfar neverie, një kokë krejtesisht e parametrave gines, ku në PD, dy ishin të tilla, ky, kaçi zi, dhe vokshi. Dy debilë, një fizikant dhe një tekstil leshe. Ajde politikan hajde, degjenerim i hapur.
Demokrati ( 19:02 ) .1 ☻ Je shume i sakte , por je jashtë temës . 2☻ Mua me pelqeu elokuenca juaj , që ju dergova dhurata digitale , p.sh. kësaj radhe une nuk ju dergoj dhurata ..... 3☻ duhet te kemi diference te madhe ne moshe me njeri tjetrin ( ju jeni shume me i ri nga mua ) . Mbarësi !